Fëmija juaj nuk mund të flejë gjatë natës? Tashmë ka një aplikacion për këtë, mos u çudisni, jetojmë në kohën ku teknologjia është baza e gjithçkaje.
Shumë prindër të rinj duhet të jenë tashmë të mësuar me ndjenjën e lodhjes dhe të frustrimit, të shkaktuar nga pagjumësia për një kohë të gjatë.
Por, tani vjen “si shpëtim” një aplikacion i ri, i cili mundëson një zgjidhje për prindërit “sy-kuq”, me shpresën se do të marrin një sy gjumë pa u ndërprerë.
“Sleep Hero” është një aplikacion i cili aktivizohet nga zhurma dhe që nis të luajë në ato momente, një sërë muzikash si ninulla, tinguj zogjsh etj., të cilat qetësojnë fëmijët kur zgjohen natën. Madje, prindërit mund edhe të regjistrojnë zërin e tyre, duke lexuar një libër ose duke kënduar, për të ndihmuar kështu të vegjlit e tyre që t’i vënë sërish në gjumë.
“Sleep Hero” aktivizohet automatikisht sapo të dëgjojë zhurma nga të qarat e fëmijës.
Aplikacioni është krijuar nga Rob Tong, duke u nxitur nga eksperienca e tij si prind dhe është projektuar për fëmijët deri në moshën 3 vjeç. Ai përdor mikrofonin te telefoni inteligjent për të zbuluar kur fëmija zgjohet dhe fillon të qajë. Aplikacioni mund të shkarkohet falas në pajisjet iOS
Sigurisht, krijuesi tregon se ky aplikacion nuk bën punë në rast se fëmija është zgjuar sepse ka nevojë për ushqim apo ndërrim pelenash.
Burimi: Daily Mail