CES 2017 në Las Vegas prezantoi një pajisje të re që do të revolucionarizojë tërësisht mënyrën e mbledhjes së të dhënave gjatë çlodhjes: krevatin inteligjent.
Kompania amerikane, Select Comfort, prezantoi në panairin që i dedikohet elektronikës së konsumit Sleep Number 360, krevatin e parë tërësisht inteligjent, që i përshtatet karakteristikave të personit.
Sleep Number 360 mori çmimin “Inovacioni më mirë” në CES 2017, në kategorinë “Home Appliances”, tregues i punës së mirë të bërë nga kompania startup amerikane.
Falë sensorëve biometrikë të pranishëm në të, krevati mbledh dhe analizon të dhënat mbi cilësinë e gjumit.
Si funksionon Sleep Number 360
Krevati inteligjent ka dy dhoma me ajër, që modifikojnë “madhësinë” e dyshekut në varësi të karakteristikave të personit të shtrirë në të. Nëse personi qëndron në një pozicion të çuditshëm, krevati i përshtatet menjëherë gjendjes së re. Sleep Number 360 rekomandohet veçanërisht për njerëzit që gërhasin kur flenë.
Select Comfort e ka krijuar këtë krevat të ri inteligjent për të përmirësuar cilësinë e gjumit të njerërzve. Kur ju çlodheni mirë do të keni më pak probleme gjatë ditës e nuk do të vuani nga çrregullimet e gjumit. Krevati inteligjent ka dhe një orë që ju mundëson të zgjoheni pa zilen e smartphone.
Në fund të krevatit është një sensor që mbledh të gjithë të dhënat dhe i dërgon tek aplikacioni Sleep Number te smartphone juaj, nëpërmjet Bluetooth.
Sleep Number 360 bën bashkë gjithçka me funksionet e reja automatike rregulluese dhe natyrisht është edhe pajisja për ngrohjen e këmbëve. Çmimi fillestar është 4000 dollarë. Krevati inteligjent do të dalë në shitje në fund të këtij viti.