Ekonomia e Sllovenisë fitoi ‘vrull’ në tremujorin e dytë, duke u rritur me 2.9% në nivel vjetor, teksa konsumi i brendshëm tregoi një rimëkëmbje më të theksuar. Në gjysmën e parë të vitit, PBB u rrit me 2.5% për të njëjtën periudhë një vit më parë, tha të premten Zyra e Statistikave.
Rregulluar për sezon dhe ditë pune, treguesi i BE-së, ekonomia e vendit u zgjerua me 1% në tremujorin e parë dhe 2.8% nga viti në vit.
Ndërsa eksportet mbetën motorri i ekonomisë së Sllovenisë, një factor kyç ndaj tremujorit të tretë radhazi të rritjes nga viti në vit – norma më e shpejtë deri më tani që nga fundi i recesionit – ka qenë konsumi i brendshëm.
Me punësimin që u rrit me 0.7% dhe formacionet e kapitalit bruto që u rritën 8%, konsumi i brendshëm u rrit me 1.4% në përgjithësi, raporton Sllovenia Times.