Lidhjet e biznesit ndërmjet Sllovenisë dhe Turqisë po bëhen më të forta, por jjanë ende nën potencial, sidomos në investime, kështu që investitorët turq u ftuan të marrin pjesë në privatizimet në Slloveni. Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë, Zdravko Počivalšek e etiketoi Turqinë
Ekonominë e gjashtë më të madhe të Europës, si ‘një vend të madh dhe miqësor’. Sllovenia e përshkroi Turqinë si një treg prioritar në planin e veprimit hartuar për të ndihmuar që biznesi slloven të marrë të hyjë në tregje të reja. Počivalšek sheh potencial që vendet të rrisin tregtinë, investimet dhe turizmin.
Sllovenia do të dëshironte gjithashtu të ketë një memorandum të veçantë nënshkruar për të rritur lidhjet midis ministrit NMV-ve. Ministri veçanërisht theksoi mundësitë në turizëm, rritjen e fluksit të vizitorëve, investimet, edhe nën dritën e procesit të privatizimit në Slloveni dhe këmbimin e ekspertizës.
Konsulli dhe biznesmenët turq mësuan detajet në lidhje me privatizimet e vazhdueshme të ndërmarrjeve shtetërore nga Sekretari i Shtetit të Ministrisë së Financave Metod Dragonja. Počivalšek gjithashtu ngriti mundësinë e ‘sulmeve’ të përbashkëta në tregjet e treta, duke iu referuar ‘dijes dhe teknologjive të përparuara’ që mund të ofrojnë kompanitë sllovene. Ambasadori turk Serra Kaleli vuri në dukje gjihashtu potencialin e pashfrytëzuar. ‘Bashkëpunimi nuk e ka arritur ende nivelin e potencialit ekonomik,’ tha ajo.