Ministria e Financave sllovene, në një deklaratë të publikuar dje në mbrëmje, konfirmoi se vendi ka emetuar obligacione prej 1 miliard euro të martën duke siguruar një yield prej vetëm pak nën 2.4%.
Ministria konfirmoi porositë e 3.2 miliard eurove për obligacionet që mbajnë një normë vjetore kuponi prej 2.25%.
Kjo është hera e dytë në vitin 2014 që Sllovenia i ka adresuar tregjet në kërkim për fonde, pasi ajo emetoi 2 miliard euro në obigacione me maturim 3.5- dhe shtatë-vjeçare në fillim të prillit, me obligacionet me maturim shtatë-vjeçar që u shitën në një normë prej 3% .
Në buxhetin suplementar për vitin 2015 qeveria synon të reduktojë deficitin buxhetor në më pak se 3% të PBB-së, në përputhje me premtimet e dhëna Komisionit Evropian.