Ky është investim mbi 1 milion euro dhe në fillim hapen 100 vende të reja të punës në sferën e teknologjive informatike.
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Vlladimir Peshevski deklaroi se
Maqedonia është e njohur si një ndër tregjet që zhvillohen shumë shpejt në sferën e teknologjinë kompjuterike. Ky trend është rezultat i vizionit të qartë të Qeverisë realizuar që nga 2006-ta dhe që mundësoi që teknologjia informative të jetë pjesë e shoqërisë sonë.
Në fakt bëhet fjalë për një investim mbi 1 milion euro dhe hapjen 100 vende të reja të punës në sferën e teknologjive informatike fillimisht.
Kryetari i “Iskartel”, Zhelko Puliq thotë se do japin kontribut të veçantë në zhvillimin e teknologjisë informatike në vend duke qënë se në Maqedoni kanë gjetur sipas tyre elemente që avancojnë bashkëpunimin dhe ka kuadro të nevojshëm që do ndihmojnë në realizimin e strategjisë”- theksoi.
Grupacioni “Iskartel” është nga Sllovenia dhe ka përvojë 60 vjeçare në sferën e teknologjive informatike.