Sllovenia pret të shesë Telekom Sllovenia, kompaninë më të cmuar në listën e saj të privatizimit, në fillim të vitit 2015, referoi të mërkurën sekretari i shtetit në ministrinë e financave Metod Dragonja për gazetarët.
Qeveria planifikon gjithashtu të shkurtojë faturën e pagave të sektorit publik me 3 për qind gjatë vitit të ardhshëm për ta sjellë deficitin buxhetor më poshtë se 3 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, në përputhje me rregullat e zonës së euros, sipas deklaratës së ministrisë së financave të mërkurën.
Ajo gjithashtu ka në plan të rrisë taksat për shërbimet financiare dhe të sigurimit, të rrisë akcizën për pijet e ëmbla dhe të përmirësojë mbledhjen e taksave në mënyrë që të përforcojë të ardhurat e buxhetit dhe ti mundësojë qeverisë të rrisë shpenzimet për investime përreth 24 për qind vitin e ardhshëm në 1.5 miliard euro.