Me kambion e re automatike me friksion të dyfishtë, ky model qytetas i kompanisë gjermane thekson prirjen e tij urbane. Me ndonjë kundër indikacion të vogël në pjesën e konsumit dhe performancës
Më në fund Smart ka hequr dorë nga kambio e gjeneratave pararendëse, shpesh e kritikuar për ngadalësinë në zgjedhjen e marsheve dhe hezitimin e tepruar në rinisje. Tani kjo makinë e re gjermane kombinon motorin me tre cilindra me një kambio të ri me friksion të dyfishtë, të projektuar nga Getrag, që premton njëpërputhjemë të mirë me motorin. Në fakt, përgjigja e kambios Twinamicështëmë e shpejtë dhe ndërrimi i marsheve më i rrjedhshëm. Megjithatë, jo të gjitha çështjet kritike janë zgjidhur përfundimisht. Për shembull, hasen ende ndërrime të ashpranë rimarrjen e shpejtësisëdhe është ende i dukshëm, megjithëse në një shkallë më të vogël, një lloj efekti on-off. Kjo natyrisht ka pasoja në performanca, duke qenë senë kalimin nga 0 në100 km/h,modeli Twinamicka nevojë për pothuajse tre sekonda më shumë se versioni i pajisur me pesë marshe manuale. Ndër të tjera, Forfour automatik nuk paraqet ndonjëpërfitim të veçantë në aspektin e konsumit: përshkueshmëria ulet, sidomos në përdorimin në qytet (zbritet nga 15,8 në 13,1 km/l).
Manovrueshmëri e madhe
Nga ana tjetër, në qoftë se përdoret në trafik pa e sforcuar shumë dhe duke i shkuar pas fijes, kritikat e lartpërmendura nuk qëndrojnë, por i lënë vendin një stili drejtimimë të sigurt, të relaksuar dhe padyshim më të përshtatshëm për rrugët e qytetit. Kështu del në pah manovrueshmëria e madhe e makinës gjermane, e cila mbetet prapa vetëm ndaj motrës më të vogëlforto,kur flasim për gatishmërinë dhe shkathtësinënë përballimin e situatave nga më kaotiket në trafik. Dhe ndaj modelit me dy vende ka avantazhin e madh të hapësirës shtesë në kabinë dhe në pjesën e bagazhit: duke palosur shpinoret e sediljeve të pasme dhe atë të pasagjerit përpara, krijon një hapësirëngarkese mbi 2 metra e 20 cm të gjatë. Kjo nuk është pak për një makinë vetëm 3,5 metra të gjatë. Mbeten të pandryshuara të gjitha karakteristikat e tjera dinamike që hasen në drejtimin e makinave Smart, duke filluar nga përgjigja e timonit pak e ngadaltë dhe veçanërisht e ndjeshme ndaj parregullsive në rrugë, e duke vazhduar me suspensionet.Këto të fundit janë më pak të ngurta sesa në gjeneratën e parë, për t’i ardhur në ndihmë komfortit, i cili bëheti pranueshëm, madje pa ndikuar në qëndrueshmërinëapo në sigurinë gjatë manovrave të emergjencës. Prania e pajisjeve të shumta të ndihmës në drejtim, duke përfshirë një sistem që zvogëlon rrezikun e efekteve të erës anësore, jep garanci të mëtejshmenë besueshmëri në raste emergjence. Në çfarëdolloj rasti, lihet mënjanë dëshira për të qenë një makinë sportive, edhe pse pjesa më e madhe e peshës në aksin e pasmë (rreth 55% e 1.100 kg në kushtet e provës), favorizon aksin e përparmë, duke mundësuar më shumë qëndrueshmëri në kthesë.
DIÇITURA:
Kuadri i instrumenteve i vetëm, tipik për makinat Smart, ndërsa pak më sipër priza për smartphone-in. Sipër, paneli qendror mjaft origjinal, me detaje plastike të bardhë, të cilat janë ripërdorur edhe në pjesën qendrore të kroskotit.Këtu gjen vend edhe levae sistemitTwinamic, me të cilën është e mundur të zgjidhetmarshi në mënyrë manuale. Levat (padale) në timon janë fakultative (asnjë pagesë shtesë).
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.