Tregu botëror i smartphone-ve ruajti një rritje prej 5.5% në tremujorin e dytë të këtij viti, duke arritur në 360 milionë dërgesa. Sipas një kërkimi të fundit të Strategy Analytic ishin Huawei, Oppo dhe Xiaomi që udhëhoqën këtë rritje, ndërsa Samsung ka ruajtur avantazhin me një pjesë tregu prej 22%.
Analistët e tregut u shprehën se rritja erdhi si rezultat i zgjerimit në tregje të reja në zhvillim, konkretisht Afrika por si efekt i përmirësimit të modeleve Android në vende të zhvilluara si Europa Perëndimore.
Samsung dërgoi rreth 79,5 milionë smartphone gjatë këtij tremujori, krahasuar me 77,7 milionë të një viti më parë, kjo falë kërkesës së qëndrueshme për modelin S8.
Pjesa e tregut ra lehtësisht në 22.1% nga 22.7%. Kompania Apple regjistroi një rritje modeste në dërgesa, por situata anemike në Kinë e uli pjesën e saj të tregut në 11.4% nga 11.8% në tremujorin e dytë të vitit 2016.
Prodhuesit kinezë të smartphone-ve shënuan rritjen më të fortë dhe kryesuan tregun e tyre. Me dërgesat që arritën në 38,4 milionë, Huawei forcoi pozicionin e tij, duke u renditur në vend të tretë me 10,7% të pjesës së tregut, nga 9.4% që ishte një vit më parë.
Oppo u rrit në 8,2% të tregut, nga 5,3% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, kurse Xiaomi “kërceu” në 6,4% nga 4,3% që ishte në 2016-n.
Burimi: telecompaper