Tregu kinez i smartphone-ve, më i madhi në botë, regjistroi rënien më të madhe. Këtë e bëjnë të ditur analistët e Canalys, sipas të cilëve bëhet fjalë për vëllimin më të ulët që është regjistruar që nga viti 2013.
Në tremujorin e parë 2018, dërgesat u ulën me 21% në bazë vjetore, duke rënë në kuotën 91 milionë njësi (114 milionë njësi për të njëjtën periudhë të 2017-s).
Nga dhjetë kompani smartphone-sh, tetë e mbyllën tremujorin me rënie. Bëjnë përjashtim Huawei me 21 milionë smartphone (+2%) dhe mbi të gjitha Xiaomi me 12 milionë pajisje (+37%) duke e zhvendosur Apple në vend të katërt. Oppo dhe Vivo, gjigantët e tjerë në sektor, regjistrojnë një rënie me rreth 10%, në 18 dhe 15 milionë respektivisht.
Katër kompanitë e para për numrin e shitjeve përfaqësojnë tre të katërtat e tregut. Huawei është lider me 24% të tregut. Ndjekin Oppo (19%), Vivo (17%) e Xiaomi (13%).