Tregu i smartwatch po rritet me një ritëm të qëndrueshëm. Në tremujorin e tretë të 2018, dërgesat nëpër botë u rritëm me 67% me bazë vjetore, duke arritur në 10 milionë njësi krahasuar me 6 milionë pajisje të regjistruara në të njëjtën periudhë të vitit 2017.
Të dhënat u bënë të ditura nga kërkuesit e Strategy Analytics, i cili konfirmoi se Apple është lider në këtë treg.
Gjatë periudhës korrik – shtator, kompania me seli në Cupertino ka dërguar 4,5 milionë Apple Watch, 25% më shumë krahasuar me 3,6 milionë vitin e kaluar. Megjithatë, pjesa në treg e Apple është reduktuar, nga 60 në 45%. “Apple po përballet me një konkurrencë në rritje, nga njëra anë është Samsung, në anën tjetër Fitbit” – shpjegojnë analistët, sipas të cilëve Apple Watch Series 4 ishte “absolutisht e nevojshme në arsenalin e Apple”.
Fitbit, falë orës inteligjente Versa, renditet në vend të dytë në treg, me 1,5 milionë njësi të dërguara (vitin e kaluar, ishte 0).
Samsung është në vend të tretë, me 1,1 milionë smartwatch të dërguar, krahasuar me 600 mijë pajisje në tremujorin e tretë të vitit 2017. Për kompaninë koreane “gama e re Galaxy Watch po shet mjaft mirë, falë përmirësimeve të bëra dhe marketingut agresiv”, theksojnë ekspertët. Jashtë podiumit Garmin, me 800 mijë njësi të shitura, krahasuar me 600 mijë pajisje vitin e kaluar.