Bashkimi Europian në bashkëpunim me Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim ka nisur zbatimin e një programi për mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Shqipëri. Në një takim me drejtuesit e lartë të BERZH në Tiranë, përfaqësues të biznesit, por edhe të Ministrisë së Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ambasadorja e Delegacionit të BE-së Romana Vlahutin tha se programi i këshillimi ka një kosto prej 2 milionë eurosh dhe nëpërmjet tij do të mbështeten 120 SME, nga të cilat 25 janë duke përfituar aktualisht nga kjo skemë. Ky program ka një jetëgjatësi preh 36 muajsh. Aktualisht 13 SME po asistohen me ekspertë dhe pjesa tjetër me konsulentë. Sipas saj është e rëndësishme që të përmirësohet klima e biznesit, të ndihmohen në përmirësimin e konkurrueshëmrisë, në mënyrë që të kenë një qasje më të latë. “ Shqipëria synon që të bëhet një shtet anëtar i BE-së, por kjo do të thotë që të integrohet në një treg të fortë, me rregulla të qarta dhe ku janë miliona konsumatorë. Ndaj është e rëndësishme që të realizohet reforma e drejtësisë, e cila duhet të adresojë gjithë problematikën dhe të futet thellë në sistem; lufta kundër informalitetit; të zgjidhen çështjet e pronësisë dhe zbardhja e vendimeve gjyqësore”, tha ambasadorja Vlahutin. Sipas saj është e rëndësishme që të zhvillohet edhe kapitali njerëzor. “ Ndaj iu bëj thirrje që të bashkohemi të gjithë dhe të përdorim asistencën që ofrojmë për ta bërë biznesin më konkurrues dhe të aftë për t’u përballur në një treg të madh”. BERZH, për të mbështetur SME-të përdor si instrumentet financiare, ashtu edhe konsulencën, falë rrjetit të ekspertëve që veprojnë në vend.
Për ministrinin e Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, marrveshjet e tregtisë së lirë e ekspozojnë sipërmarrësin e vogël në një treg të madh dhe ndaj konkurrencës, rajonale e më tej asaj europiane. : “ Çëshjta shtrohet: A do të mund ndërmarrjet tona të vogka dhe te mesme të përvallojnë konkurrencën europiane? Kjo mund të ndodh nëse nuk tërheq dijen e vogël, atë që të con drejt suksesit, që janë për bilancet, rrjetin, marketingun, promovimin, tregjet. Kjo dije nuk ka vlerë, smund të matet me para por me suskes e zgjerim. Ne së bashku me qeverinë shqiptare, BERZH, insitucione të tjera mund të ndërtojmë programe të tilla. BE-ja ka një program Cosmen, që mbështet SME-të dhe ne jemi pjesë e tij. Ne kërkojmë nga Komisioni dhe nga BERZH të avancojmë me një platformë të re ndihme për të shfytëzuar fondet e panumërta që vihen në dispozicion edhe për vendet kandidate. Gjithë kjo përpjekje qëndron në themel të rritjes ekonomike. Megjithëse ne kemi një nga rritjet me të mëdha në rajon dhe tremujori i parë u mbyll me 2.82%, i dyti 2.53% ne themi me modesti që në krahasim me nevojën që ka vendi nuk është asgjë, në krahasim me atë që gjetëm dhe në fund me sfidën që ka vendi për zhvillim. Kjo është shumë pak me atë objektiv konvergjence që ne kemi për të arritur atë nivel të ardhurash që ka sot një qytetar europian. Do të duhet të rritemi me 6% që në 2029 të kapim atë që quhet element i konvergjencës dhe të ardhurat e qytetarit shqiptar të jenë të barabarta me ato të atij europian. Kjo është sfidë shumë e madhe dhe në themel të sfidës qëndron dija, por edhe ajo që sesi do të mund të puthitim dijen me nevojën që kanë ndërmarrjet”, tha ministri Ahmetaj.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.