Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) kërcënoi të rritsë ‘menjëherë’ mbrojtjen e saj ndaj frangës nëse do të jetë e nevojshme teksa ka vënë re një rrezik në rritje të deflacionit.
Banka qendrore, udhëhequr nga presidenti Thomas Jordani, gjatë rishikimit të politikës së ditës së sotme ka mbajtur për frangën ‘tavanin’ prej 1.20 për euro dhe normat e interesit që variojnë 0 deri në 0.25 përqind, sikundër parashikuan ekonomistët. Zyrtarët ulën parashikimin e inflacionit për dy vitet e ardhshme dhe thanë se ‘rreziku i deflacionit’ është rritur sërish.’
Spekulimet se SNB imponon një pagesë mbi rezervat e tepërta të bankave u intensifikuan pasi franga u forcua këtë muaj në nivelin më të lartë në 21-muaj teksa Banka Qendrore Evropiane avancoi me masat në ndihmë të rritjes ekonomike. Zyrtarët e SNB kanë thënë në mënyrë të përsëritur se nuk do të përjashtojnë asnjë veprim të mëtejshëm për të mbrojtur monedhën, duke përfshirë norma negative të interesit.