Sofja, e treta në Europë për rritjen e numrit të turistëve të huaj

04/10/2017 5:20 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Sofja është renditur e treta në Europë për rritjen e turistëve të huaj, për periudhën 2009-2016 sipas rezultateve të Mastercard Global Visitors’ Global Index.

Indeksi i Global Mastercard për qytetet më të vizituara është më shumë se një klasifikim i 132 vendeve më të pëlqyera për të udhëtuar. I bazuar në volumin e vizitorëve dhe paratë e shpenzuara në vitin 2016, analiza jep edhe një parashikim të rritjes për vitin 2017.
Numri total i vizitorëve në kryeqytetin bullgar për vitin 2016 ishte 1 186 413 persona.

Rritja e turistëve të huaj në vitin 2016 është më shumë se 18% krahasuar me një vit më parë dhe parashikimi për 2017 është me një rritje të re me 2%.

Mastercard’s Global Master Card Index po ashtu tregon një rritje vjetore me 3,7% të parave të shpenzuara nga vizitorët në Sofje për periudhën 2009 – 2016. Në total vizitorët shpenzuan 500 milionë dollarë në vitin 2016, nga 387 milionë dollarë në vitin 2009. Në dy vitet e fundit, rritja e shpenzimeve nga turistët ndërkombëtarë në Sofje është afërsisht 20% (2016 krahasuar me 2015).

Burimi: Novinite

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz