Nuk është makina e së vërtetës së filmave amerikanë (që është vërtetuar se nuk funksionon), por një mjet i ri që mund të identifikojë se kush gënjen në gjykatë. Massimo Poesio, gjuhëtar kompjuterike në Universitetin e Essex në Colchester (Britania e Madhe) dhe Tommaso Fornaciari, një psikolog i specializuar në qendërn Mente e cervello të Rovereto (TN), kanë prodhuar një softuer që premton një shkallë të mirë të besueshmërisë në njohjen e gabueshmërisë së dëshmive përpara trupit gjykues.
Sipas Poesio, ‘kush gënjen po shpik, kështu që është më pak i përfshirë dhe përdor me frkuencë më të vogël përemrat në vetën e parë. Softëari ynë analizon përdorimin e objekteve të caktuara dhe nxjerr konkluzione që me probabilitet na mundësojnë të caktojmë teste kategorisë së dëshmive të vërteta apo atyre false.”
Sistemi funksionon gjithashtu kur është fjala për të gjetur komente online të librave të njohur si falls, dhe zbulon rastet në të cilët autorët kanë shkruar komente entuziastë për punën e tyre. Analiza e rishikimeve të këtij lloji, të aftë për të ndikuar në blerjet e atyre që blejnë online dhe shpesh mbështetet në komentet e lexuesve, buron nga studimi i një numri të rishikimeve të Amazon që kanë rezultuar të rreme.
Edhe në këtë rast, ajo që mund të prodhohet si rezultat është probabiliteti i një gënjeshtre, jo siguria e saj. Sipas Poesio, nuk ekzistojnë skenare të tilla si seritë televizive amerikanë Më gënje, në të cilët është e mundur të përcaktohet me siguri absolute, duke ndjekur një sistem të vetëm të arsyetimit, kush po gënjen dhe kush jo.