Janë 17 mijë qelizat diellore në sipërfaqe, që ka aeroplani i cili mer energjinë nga dielli dhe nuk ka nevojë për karburant. ‘Solar Impulse 2’ karikohet gjatë ditës gjithsesi është i paisjur edhe me bateri që motori i këtij mjeti mund t’i përdorë përgjatë natës.
Tashmë aeroplani me panel diellor ka realizuar me sukses udhëtimin e tij 3 ditor mbi Oqeanin Paqësor.
“Solar Impulse 2” e nisi rrugëtimin në Mars të vitit të shkuar në Abu Dhabi, me 2 pilotë në kabinë dhe kjo ishte etapa e 9 e provës së tij që u realizua me sukses.
“Solar Impulse 2” fluturoi mbi Omna, Indi, Mayabmar dhe Kinë përpara se të mbërrrite në Japoni dhe nga aty të përshkonte edhe 8,924 kilometra për në Haëaii.