Aktiviteti i prodhimi dhe shërbimeve në euro-zonë u forcua në korrik sipas shenjave se rimëkëmbja në rajonin e 18-vendeve po fiton ‘vrull’.
Indeksi i Blerjes së Menaxherëve për të dy industritë kërceu në 54 nga 52.8 që shënonte në qershor, ngjashëm me nivelin më të lartë në tre-vjet që u arrit në prill, sipas Markit Economics me bazë në Londër. Ky është muaji i 13-të që treguesi ka tejkaluar 50, kufirin që sinjalizon zgjerim. Ekonomistët parashikuan një shifër të pandryshuar prej 52.8, sipas mesatares së 22 vlerësimeve në një sondazh të Bloomberg Neës.
Rritja në aktivitet ka gjasa të jetë shenja e parë e besimit se mundësia e aplikimit të një raundi të ri stimujsh nga Banka Qendrore Evropiane do të jetë efektive. Me inflacionin që vijon të qëndrojë në një të katërtën e objektivave të tij dhe me një rimëkëmbje ekonomike ende të dobët, ECB uli normën e saj të depozitave nën zero muajin e kaluar dhe shpalosi programin e kredive për të rritur kreditimin në bllokun e monedhës.
Një indeks i prodhimit u rrit në 51.9 në korrik pasi shënoi 51.8 në qershor, ndërsa treguesi për shërbimet ‘kërceu’ në 54.4 nga 52.8.