Sondazhi: Shqiptarët populli që nuk përballon faturat e përditshme, nuk ngroh dot shtëpinë dhe nuk bën dot pushime

10/10/2017 8:58 AM 0 komente

Barometri i Ballkanit, i publikuar ditën e djeshme nga Këshilli Bashkëpunimit Rajonal (RCC) ka anketuar publikun në 6 vende të Ballkanit (Shqipëria, Serbia, Mali I Zi, Kosova, Bosnja, kroacia, Maqedonia) edhe lidhur me situatën e tyre të jetesës dhe përballueshmërinë e nevojave të përditshme.  (lexo ketu per rezultatet e përgjithshme të publikuara dje http://www.monitor.al/barometri-i-ballkanit-shqiperia-e-vetmja-pa-permiresim-besimi-tek-bizneset-me-i-uleti-ne-rajon/ )

Nga anketimi rezulton, siç theksohet edhe në raport, se nga pesë pyetje të bëra lidhur me përballueshmërinë e nevojave të përditshme, Shqipëra rezulton me një përqindje të lartë të atyre që shprehen se nuk janë në gjendje të përballojnë të gjitha elementët që përfshihen në pyetje. Në Shqipëri rreth 39% e familjarëve nuk ishin në gjendje të paguanin faturat e dritave, ujit, dhe të paktën 43% nuk ishin në gjendje të mbanin shtëpinë e tyre mjaftueshëm të ngrohte, pwrqindje kwto shumw mw tw larta sesa vendet e tjera (shih grafikun).

30% deklaruan se nuk ishin në gjendje të paguanin këstet e huasë, edhe kjo përqindja më e lartë në rajon.

30% e familjarëve deklaruan se nuk ishin në gjendje të përballojë blerjen e ushqimeve, veshjeve dhe furnizimeve të tjera bazë. Shteti i dytë pas Shqipërisë me përqindjen më të lartë të këtij treguesi është Serbia me 19%, ndërsa vendet e tjera të Ballkanit përgjithësisht shprehen se arrijnë të përballojnë blerjen e ushqimeve dhe veshjeve.

Shqipëria ka dhe përqindjen më të lartë të atyre që thonë se nuk janë në gjendje të përballojnë të paktën një javë pushime larg shtëpisë (në rast se do të donin), me 70% të të anketuarve. Kjo përqindje është shumë më e lartë se mesatarja rajonale, ku pas nesh renditet Serbia, me rreth 50%.

Është interesante që Bosnja dhe Kosova, që kanë të ardhura për frymë të ngjashme me Shqipërinë, duke u renditur ndër më të fundit në Europë, nuk japin përgjigje kaq negative kur vjen puna te pyetja që lidhet me sigurimin e nevojave elementare.

Në një tjetër pyetje të sondazhit, 25% e të anketuarve shqiptarë shprehen se nuk e kanë të sigurt që do ta ruajnë vendin e punës në 12 muajt e ardhshme, sërish përqindja më e lartë në rajon. 53% e të anketuarve shqiptarë janë përgjigjur se një u njohuri i tyre ka humbur vendin e punës në 3 vitet e fundit.

Pyetjes se sa njerëz në familjen tuaj që janë në gjendje të punojnë janë të papunë, 70% e të anketuarve shqiptarë I janë përgjigjir të paktën një ose më shumë, përqindja e dytë më e lartë në rajon pas Kosovës.

86% e shqiptarëve mendojnë se diferenca mes të pasurve dhe të varfërve po rritet në ekonomi. Në këtë pyetje rekordin e mban Kroacia, me 94%.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz