Sony natyrisht nuk mund të mungonte në një ndër ngjarjet më të rëndësishme sa i përket teknologjisë. Po flasim për IFA 2018, eventi teknologjik që po mbahet këto ditë në Berlin.
Sony Xperia XZ3, karakteristikat teknike
XZ3 është smartphone i ri i kompanisë Sony. Në fakt, siç shohim nga karakteristikat teknike, ai duhet të jetë i besueshëm, i shpejtë dhe i një niveli të lartë nga të gjitha këndvështrimet.
E nisim nga procesori, brenda të cilit gjejmë SoC (system on a chip) të Qualcomm, Snapdragon 845, i cili do të suportohet nga 4GB RAM dhe 64 GB memorie e brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet microCD. Sa i përket GPU gjejmë Adreno 630.
Sony Xperia XZ3 ka ekran 6 inç OLED (smartphone i parë i kompanisë me ekran OLED) me rezolucion QHD +, 2880×1440, në formatin 18:9. Me Xperia XZ3, Sony është fokusuar në sektorë ku tipikisht ka qenë i fortë – kamera dhe cilësia e ekranit.
Surprizë në këtë model është sektori fotografik, ku gjejmë vetëm një fotokamerë në pjesën e pasme, 19 megapiksel, ndërsa në pjesën e përparme një fotokamerë 13 megapiksel, për të shkrepur selfie fantastike. Bateria është 3330 mAh. Sistemi operativ është Android 9 Pie. Natyrisht nuk mungon as sistemi për gjurmët dixhitale poshtë ekranit. Ky model është i pajisur me sistemin e ri të Inteligjencës Artificiale Xperia AI.
Sony është duke luftuar përballë konkurrencës së Apple, Samsung dhe Huawei. Sipas të dhënave të Counterpoint Research, në tremujorin e dytë 2018, Sony kishte vetëm 0,6% të tregut botëror të smartphone, krahasuar me 1% në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kompania është duke luftuar përballë konkurrencës së Apple, Samsung dhe Huawei.
Sony Xperia XZ3 pritet të dalë në treg në muajin tetor dhe do të kushtojë rreth 900 dollarë.