Gjatë ditës së sotme do të bëhet i ditur fituesi i tenderit për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Hani Elezit. Lah Nitaj, këshilltar politik i ministrit të Infrastrukturës, Fehmi Mujota tha se gjatë ditës do të bëhet hapja e ofertave financiare për autostradën. Për ndërtimin e saj kanë konkurruar dy kompani: “Bektel Enka”, (amerikano-turke), si dhe “CMC Dougsh” (italiano-turke). Zëdhënësja e “Bektel Enka”, Ela Ruçi deklaroi se kjo kompani ka dalë me dy oferta, autostrada pa tunel 500 milionë euro, ndërsa me tunel 600 milionë euro. Sipas saj, Bekteli ka paraqitur ofertat më të lira, me rreth 125- 225 milionë euro më pak se kompania tjetër.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.