Ligat e futbollit të Spanjës dhe Portugalisë kanë paraqitur një ankesë pranë Komisionit Evropian duke sfiduar vendimin e FIFA për të ndalur klubet që shesin të drejtat e transferimit të lojtarëve për investitorët, referuan tre persona të njohur me situatën.
Komisioni Evropian ka marrë një ankesë lidhur me planet e FIFA për të ndaluar të ashtuquajturën pronësi e palës së tretë, sipas zëdhënësit Ricardo Cardoso, pa identifikuar plotësuesit e dokumentit. Organi qeverisës i futbollit FIFA do të ndalojë TPO duke filluar nga 1 maji për shkak të shqetësimeve se investitorët mund të ndërhyjnë në tregun prej 4 miliard dollarësh të tregtimit të lojtarëve.
Zyrtarët e ligës spanjolle dhe portugeze udhëtuan drejt Brukselit për të paraqitur ankesën, thanë personat. Ata kërkuan të mos identifikohen për shkak se ligat duhet ende të përfundojnë paraqitjen e dokumentacioneve të tjera. Ligat po marrin ndihmë nga avokatët përfshirë Jean-Louis Dupont, sipas personave.
Atletico Madrid, kampioni spanjoll, dhe Porto, dy-herë fitues i titullit evropian, janë ndër ekipet e jugut të kontinentit që I janë përmbajtur marrëveshjeve TPO që kur shpërtheu kriza financiare në 2008. Bankat përfshirë Bankia SA kanë limituar facilitetet e tyre të drafteve ndaj të gjithë klubeve më të mëdhenj për shkak të rregullave më të ashpra të kreditimit.
Në një marrëveshje TPO, investitorët mund të marrin 50 për qind të të drejtave të transferimit të lojtarit nga një klub në këmbim të gjysmës së çdo tarife transferimi kur ai tregtohet. Doyen Sports, ka bërë më shumë se 100 milion dollarë marrëveshje të tilla që nga viti 2010, sipas kryeshefit ekzekutiv të njësisë Nelio Lucas.