Teksa Spanja duket se po hyn në vitin e dytë të rimëkëmbjes, detyra e Mariano Rajoy ndaj uljes së papunësisë në ekonominë e katërt më të madhe-të rajonit të euros ka të ngjarë të jetë kryer vetëm përgjysmë.
Ndërsa vlerësimi i Bankës së Spanjës ka gjasa të tregojë në ditët e ardhshme se ka përfunduar 12 muaj të plotë të rritjes në tremujorin e fundit, ai raport dhe të dhënat e papunësisë do të zbulojnë gjithashtu se sa shumë I ka mbetur ende për të të kryer kryeministrit. Ekonomia mbetet kryesisht e varur nga eksportet e nxitur nga rregullimi i vendit gjatë krizës së borxhit, me mbështetje të kufizuar nga kërkesa vendase.
Me zgjedhjet që priten vitin e ardhshëm, Rajoy mund të ‘ngushëllohet’ disi nga yield-et e obligacioneve pranë niveleve më të ulëta rekord, një rimëkëmbje që ka treguar disi qëndrueshmëri, dhe anketat që zbulojnë rritjen e prodhimit në nivelin më të lartë në shtatë-vjet.