Spanja është një ndër destinacionet më të preferuara për pushime.
Ja cilat janë 10 plazhet më të mira të ishujve Balearë për verën 2017.
Cala Varques, Majorka
Website Hundredrooms që ofron shërbime ne sektorin e akomodimit në rang botëror, ka hartuar një listë të dhjetë plazheve më të mira të ishujve Balearë dhe Cala Varques në Majorka është një prej tyre. Ndodhet në Manacor dhe është një plazh gati i virgjër, shkëmbinjtë e të cilit ju lejojnë të admironi ujin e kristaltë blu të detit.
Cala d’en Serra, Ibiza
Në San Joan de Labritja, në veri të Ibiza-s, ndodhet një vend i papërshkrueshëm për bukurinë. Cala d’en Serra është pak e frekuentuar – ju garanton një ambient intim në të cilin mund të çlodheni. Ju mund të shkoni aty me këmbë, dhe është tërësisht e rrethuar nga natyra.
Cala Romantica, Majorka
Emri i tij të bën të kuptosh se çfarë mund të gjeni në këtë ishull të mrekullueshëm të S’Estany d’en Mas. Rërë e bardhë, det i kristaltë, Cala Romantica është ideale për të soditur perëndimin e diellit.
Cala Conta, Ibiza
Cala Conta njihet ndryshe edhe si Platges de Comte dhe është një ndër plazhet autentike me natyrë të virgjër të Ibiza. Është një parajsë për gjithë ata që janë të dashuruar pas natyrës mesdhetare.
Cala Salada, Ibiza
Në Sant Antoni de Portmany gjendet ky gji i mrekullueshëm që u jep mundësinë turistëve të izolohen nga kaosi i Ibiza-s dhe të shijojnë perëndimin e mrekullueshëm në natyrë. Ju mund të shkoni aty nëpërmjet një rruge mes pishave dhe kur të arrini aty, kënaqësia është e garantuar.
Cala Tuent, Majorka
Në Escorca gjendet plazhi i Tuent që bashkë me Sa Calobra është një nga më të njohurit. Shtrihet në rrëzë të malit Puig Major dhe është vendi ideal për t’u çlodhur dhe për gjithë ata që duan plazhet shkëmborë.
Cala Turqueta, Minorca
Gjithnjë në Ciutadela, përtej Macarella dhe Macarelleta, ndodhet Cala Turqueta, që rrethohet nga pyje të dendur pishe që pasqyrohen në det. Edhe këtu uji është i kristaltë dhe i gjithë peizazhi është si një parajsë.
Cala Pregonda, Minorca
Cala Pregonda ndodhet në Es Mercadal dhe është një gji pak i frekuentuar. Rëra e tij rozë dhe ujërat e cekëta e bëjnë një destinacion të përshtatshëm për një ditë në plazh me familjen.
Macarella e Macarelleta, Minorca
Në Ciutadela, në ishullin e Menorca, gjenden këto dy gjire vetëm dhjetë minuta më këmbë nga njëri tjetri. Zhyten në natyrë dhe kanë një bukuri të mrekullueshme.
Espalmador, Formentera
S’Formentera është ndoshta plazhi më i virgjër i ishujve Balearë. Cala s’Espalmador është një parajsë për gjithë ata që duan thjeshtësinë.