Lehtëson tretjen, ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, dhe sipas disa ekspertëve ka një rol të rëndësishëm si një substancë anti-kancer dhe si lehtësues dhimbjesh. Një studim i fundit i publikuar në Journal of Medicinale Chemistry, në fakt, zbuloi se është gjithashtu i aftë të bllokojë perceptimin e dhimbjes. Nuk është një ilaç, por speci djegës ndër të tjera, është i vlefshëm edhe në fushën e kozmetikës duke ndihmuar në kontrollin e peshës, luftuar celulitin dhe humbjen e flokëve.
Ari i kuq i tavolinës ishte protagonist në edicionin e katërt të ‘Rieti Cuore Piccante ‘, panairi botëror që u mbajt në 28-31 gusht në Rieti dhe ku u prezantua edhe libri ‘La salute e il peperoncino’ (Shëndeti dhe speci djegës) që përmbledh studimet shkencore të cilat tregojnë efektet pozitive shëndetësore që mund të ketë një futje inteligjente dhe e moderuar e capsicum annum, emri shkencor i specit djegës.