Owen Jenkins, Drejtor i Drejtorisë për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerimin e BE-së në Ministrinë
e Punëve të Jashtme Britanike, ndodhet aktualisht në Shqipëri.
Si pjesë e vizitës së tij, z. Jenkins zhvilloi një takim me Drejtoren e Përgjithshme të Doganave, zj.
Elisa Spiropali, në prani të Ambasadorit Britanik z. Nicholas Cannon, si edhe të përfaqësuesve të
stafit doganor të Crown Agents në Shqipëri. Të pranishmit diskutuan mbi veprimtarinë e
Programit të Asistencës së Crown Agents në vend. Z. Jenkins nënvizoi asistencën e vazhdueshme
të Qeverisë Britanike për Shqipërinë, veçanërisht në fushat e forcimit të ligjit dhe uljes së
korrupsionit.
Z. Jenkins më pas inspektoi një nga grupet operative të Crown Agents dhe u prezantua me të
gjithë anëtarët e grupit, përfshirë punonjësit e Doganave Shqiptare të emëruar me punë pranë
këtyre grupeve operative. Këta të fundit shpjeguan mënyrën e funksionimit të grupeve operative
në të gjithë vendin dhe punën që po bëhet për të rritur nivelin e mbledhjes së të ardhurave dhe
për të përmirësuar kapacitetet e tyre operative.
Nga ana e saj, Zj. Spiropali vlerësoi përpjekjet që po bëhen jo vetëm për sa i përket mbledhjes së
të ardhurave por edhe për sa i përket marrjes së masave për shmangien e korrupsionit, duke
theksuar nevojën që këto ndryshime që po ndodhin të jenë të qëndrueshme. Ajo theksoi
gjithashtu rëndësinë e përmirësimit të kontrolleve mbi mallrat me Akcizë dhe domosdoshmërinë
e ndihmës që Crown Agents po ofron në këtë fushë.
Drejtori i Programit të Crown Agents, David Smith, falënderoi z. Jenkins për mbështetjen e
vazhdueshme të Qeverisë Britanike dhe të Ambasadës në Tiranë për t’i asistuar Doganat
Shqiptare në rritjen e nivelit të mbledhjes së të ardhurave dhe për përmirësimin e kapaciteteve
operative.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.