Sponsori i Ëorld Cup (Kupës së Botës) Visa Inc tha për organin qeverisës global të futbollit FIFA se ndan ‘shqetësime serioze’ në lidhje me raportet e abuzimeve të punëtorëve emigrantë në ndërtimin e stadiumit për eventin e vitit 2022 në Katar.
‘Ne vazhdojmë të shqetësohemi me raportet që vijnë nga Katari në lidhje me Kupën e Botës dhe kushtet e punëtorëve emigrantë’, referoi Visa në faqen e saj n internet. ‘Ne e kemi shprehur shqetësimin tonë serioz për FIFA-n dhe i nxisim ata që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të punuar me autoritetet dhe organizatat e duhura për të korrigjuar këtë situatë dhe të sigurojnë shëndetin dhe sigurinë e cdokujt që është I përfshirë në këtë process.’
Sponsor Visa,rrjeti më i madh i kartave bankare në botë, vitin e kaluar zgjeroi marrëveshjen e saj me FIFA-n për Kupën e Botës në vitin 2018 në Rusi dhe eventin e vitit 2022 në Katar.
Një gazetar për British Broadcasting Corp u arrestua dhe u burgos në Katar për disa ditë në fillim të këtij muaji, ndërsa përpiqej të raportonte mbi kushtet e 1.4 milion emigrantëve që duhet të punojnë për të. Ai është liruar tashmë
Sharan Burroë, sekretar i përgjithshëm i Konfederatës së Sindikatave Ndërkombëtare, tha në një konferencë për shtyp të organizuar nga grupi lobist #NeëFIFANoë se Katari është ‘një shtet skllavërues’ i cili mohon të drejtat themelore të 1.4 milion punëtorëve të saj.
Visa lëshoi një deklaratë të ngjashme në nëntor, kur tha që FIFA-s duhet të ‘veprojë në përputhje me rrethanat dhe të ndërmarrë një eprim të shpejtë’, pasi ajo ka marrë kritika sa i përket ofertave për turnet e 2018 dhe 2022 së Kupës së Botës.
Në maj të vitit 2011, Visa i kërkoi FIFA të ‘marrë të gjitha hapat e nevojshme për të zgjidhur shqetësimet e ngritura’ si pasojë e skandalit për korrupsion në FIFA.
Në fillim të këtij viti, FIFA ra dakord të këmbejë eventet e vitit 2022 në nëntor dhe dhjetor për të shmangur temperaturat e larta deri në 50 gradë Celsius (122 gradë Fahrenheit) në verën e shtetit shkretëtirë.
Në të njëjtën kohë, FIFA tha se do të trefishohen pagesat për ekipet për lëshimin e lojtarëve në 209 milion dollarë pasi disa u ankuan se ndryshimi i datës do të ndërpresë kampionatet vendase. Liga evropiane mund të kërkojë gjithashtu dëmshpërblime.
Drejtuesit e FIFA në vitin 2010 votuan 14-8 për ti zhvilluar turnet në qershor dhe korrik në Katar, vendi më i pasur në botë në kapital, edhe pasi një raport i FIFA zbuloi se zhvillimi i ndeshjeve atje në muajt e verës mund të rrezikojë shëndetin e lojtarëve dhe spektatorëve.
Presidenti i FIFA Sepp Blatter fo përballet me tre kandidatë – kreun e futbollit holandez Michael van Praag, princin e Jordanisë Ali bin el Huseinit, dhe ish-lojtarin e Real Madridit, Luis Figo – në votimin e 29 majit.
Shtetasi zvicerian 79-vjeçar po përpiqet për një mandat të pestë.