Po afrohet takimi me çerekfinalet e Champions League dhe Europa League – kjo është një fazë e rëndësishme jo vetëm për skuadrat që do të zbresin në fushë, por edhe për sponsorët teknikë të tyre.
Duke analizuar në detaje situatën e skuadrave shihet dominimi i Adidas. Katër nga 16 klubet e mbetura në Europë sponsporizohen nga Nike. Vetëm Borussia Dortmund dhe Leicester City, që do të përballen respektivisht me Monaco dhe Atletico Madrid, sponsorizohen nga Puma.
Champions League – situata e sponsorëve teknikë
Mes skuadrave që do të ndeshen për fazën e tetë më të mirave të Champions League regjistrohet përballja e përhershme mes Nike dhe Adidas. Tre skuadra kanë sponsor teknik markën amerikane Nike (Barcelona, Monaco dhe Atletico Madrid) por po aq sponsorizohen edhe nga Adidas (Juventus, Bayern Munchen dhe Real Madrid).
Në anën tjetër, Barcelona sapo ka nënshkruar një marrëveshje rekord me kompaninë amerikane, prej së cilës do të përfitojë 150 milionë euro në vit. Kjo marrëveshje do të zgjasë me shumë gjasa deri në vitin 2028, me mundësinë e një rinovimi tjetër në vitin 2021.
Europa League – situata e sponsorëve teknikë
Pak më ndryshe është situata në kompeticionin e dytë europian për nga rëndësia, Europa League, ku dominon Adidas. Këtu shtatë nga tetë skuadrat e mbetura sponsorizohen nga Adidas (Anderlecht, Manchester United, Lyon, Besiktas, Celta Vigo, Ajax dhe Schalke 04). Vetëm belgët e Genk kanë një marrëveshje sponsorizimi me Nike.