Këtë fundjavë, revista franceze “L’Equipe” prezantoi edicionin e 15 të numrit të saj special kushtuar pagave dhe të ardhurave të sportistëve francezë. Revista ka hartuar një klasifikim të atletëve me fitimet më të larta për vitin 2017.
Sportistët francezë më të paguar, Paul Pogba lë pas basketbollistin Tony Parker
Pas katër vjetësh në krye të klasifikimit, Tony Parker, basketbollisti francez i cili luan me ekipin e San Antonio Spurs, është zëvendësuar nga futbollisti Paul Pogba, duke u bërë i pari që kalon pragun simbolik prej 20 milionë eurosh.
Në vitin 2017, të ardhurat bruto të mesfushorit të Manchester United arritën në 22,2 milionë euro – që përfshijnë pagën, shpërblimet për rezultatet e arritura dhe fitimet nga sponsorizimet.
Sportistët francezë më të paguar, duopoli futboll-basketboll në dhjetë vendet e para
1 / Paul Pogba (futboll): 22,2 milionë euro
2 / Tony Parker (basketboll): 19,7 milionë euro
3 / Antoine Griezmann (futboll): 19,1 milionë euro
4 / Nicolas Batum (basketboll): 18,9 milionë euro
5 / Karim Benzema (futboll): 16,3 milionë euro
6 / Joakim Noah (basketboll): 16,1 milionë euro
7 / Evan Fournier (basketboll): 15,2 milionë euro
8 / Ian Mahinmi (basketboll): 14 milionë euro
9 / Franck Ribery (futboll): 13,9 milionë euro
10 / Ousmane Dembélé (futboll): 10,7 milionë euro