Spotify, vjen një version i ri falas

13/04/2018 5:42 PM 0 komente

Spotify është duke zhvilluar një version të ri falas të shërbimit të vet muzikor në streaming, një ndryshim i madh që do të bëhet zyrtar në një event të programuar më 24 prill në Nju Jork, pak javë pas debutimit të tij në Bursë. Këtë e bën të ditur Bloomberg, duke cituar burime anonime pranë kompanisë.

Lider në tregun e streaming muzikor, me 71 milionë përdorues me pagesë – krahasuar me 36 milionë përdorues të regjistruar në abonimin e Apple Music, duket se Spotify po përpiqet të ndryshojë shërbimin e vet falas për ta bërë më të thjeshtë për t’u përdorur, veçanërisht për klientët që e përdorin nëpërmjet smartphone.
Në veçanti, mësohet se shërbimi i ri do t’u japë mundësi përdoruesve nga pajisjet mobile të kenë qasje më të shpejtë në listat muzikore dhe të kenë një kontroll më të madh te këngët që dëgjojnë në playlist-at më të rëndësishme, duke imituar versionin e Spotify me pagesë. Për momentin nuk ka më informacione të tjera.

Ndërsa versionet desktop, browser dhe tablet të aplikacionit Spotify janë thuajse identike me versionin me pagesë (edhe pse kanë reklama), versioni falas në smartphone është shumë më i kufizuar. Me këtë risi, versioni falas i shërbimit do t’i afrohet më shumë atij me pagesë.
Spotify parashikon të arrijë rreth 200 milionë përdorues brenda fundit të vitit e deri në 96 milionë përdorues me pagesë, sipas një parashikimi në mars.

Për momentin, versioni i Sporify me pagesë përfaqëson më pak se gjysmën e bazës së klientëve të shërbimit, po ka gjeneruar rreth 90 për qind të të ardhurave (71 milionë përdorues) në vitin 2017, ose ndryshe 4,09 miliardë euro. Një model biznesi që funksionon mirë, por për të kënaqur investitorët në bursë, kompania ka nevojë për një numër më të madh përdoruesish të rinj.

Çfarë do të ndodhë më 24 prill

Spotify ka bërë të ditur se do të mbajë një event më 24 prill në Nju Jork – edhe pse nuk dihet shumë, zërat thonë se do të prezantohet një player muzikor që mund të përdoret në makinë. Bëhet fjalë për një speaker të rrumbullakët, me disa komanda për të ndryshuar këngët, e pajisur me 4G, në mënyrë që të mos lidhet me smartphone.

Çështja hardware

Por prej kohësh qarkullojnë zëra rreth interesit të Spotify për të realizuar hardëare e tij. Flitej edhe për një smart speaker, për t’i bërë konkurrencë HomePod, Google Home, Amazon Echo. Kjo hipotezë lindi duke u bazuar në ofertat e punës të bëra nga shoqëria. Spotify ishte në kërkim të ekspertëve për zhvillimin e hardware të lidhur – një hipotezë që e përjashtonte edhe idenë e realizimit të një smartwatch.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of