Agjencia Standard and Poor ka konfirmuar se rankimi i Shqipërisë për kreditimin, për borxhet e saj afatshkurtër dhe afatgjatë, mbetet në nivelin B/B.
“Ne presim se ndryshimi vjetor i borxhit të përgjithshëm të qeverisë së Shqipërisë do të tkurret nën 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në dy vitet e ardhshme, ndërsa gjatë periudhës së 2012-2014 kjo shifër ishte 5 përqind,” tha agjencia në një raport të vlerësimit .
Sa për rritjen ekonomikë, S&P e mbajti të pandryshuar, si parashikimi i mëparshëm.
Sipas vlerësimit, ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3,9 përqind gjatë 2015-2017 dhe borxhi i qeverisë do të bie nga 60 për qind duke filluar nga 2018.
Raporti tha se agjencia parashikoi se borxhet e Shqipërisë do të ketë një performancë pozitive gjatë këtij viti në drejtim të konsolidimit fiskal dhe reduktimin e borxhit. Kjo është edhe kërkesë e bërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për institucionet shtetërore financiare shqiptare.
Një tjetër hap pozitiv ka qenë mos-ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në normën e monedhës, parë nga S & P si një shenjë e ringjalljes ekonomike.
Raporti vlerëson si një hap pozitiv reformën që qeveria ka ndërmarrë në fuqizimin e institucioneve financiare dhe të menaxhimit të financave të sektorit publik.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.