Një projektligj për standardet e reja të kontabilitetit, që po diskutohet me grupet e interesit, parashikon që njësitë ekonomike (bizneset) do të klasifikohen në 4 njësi për qëllime raportimi që marrin në konsideratë xhiron vjetore, numrin e të punësuarve dhe aktivet, duke plotësuar në këtë rast një nga kriteret e anëtarësimit në BE.
Sipas kritereve të reja të klasifikimit do të ketë mikronjësi (deri në 10 të punësuar); njësi ekonomike të vogla (mesatarisht 50 punonjës); njësi të mesme (numër mesatar punonjësish 250) dhe Njësi të mëdha me mbi 250 punonjës.
Aktualisht INSTAT raporton bizneset, sipas grupimeve me 1-4 të punësuar; 5-9 të punësuar; 10-49 të punësuar dhe mbi 50 të punësuar.
Me kriteret e reja rritet ndjeshëm kufiri i numrit të punonjësve kur një ndërmarrje llogaritet si e vogël, me deri në 50 punonjës. Aktualisht, sipas të dhënave të INSAT, në Shqipëri ka vetëm rreth 1031 ndërmarrje me mbi 50 të punësuar (të dhëna të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve 2015, e fundit e disponueshme), nga rreth 104 mijë subjekte gjithsej. Me këtë kategorizim të ri, 99% të subjekteve në Shqipëri do të jenë mikro, ose të vogla.
NDARJA SIPAS KATEGORIVE TË REJA
Mikronjësi ekonomike
Janë njësitë ekonomike që në datën e raportimit nuk tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tre kritereve të mëposhtme:
- a) Aktivi 15 milionë lekë;
- b) Të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi) 30 milionë lekë;
- c) Numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese 10;
Njësi ekonomike të vogla
Njësitë ekonomike, jo mikro, që në datën e raportimit nuk tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tre kritereve të mëposhtme:
- a) Aktivi 150 milionë lekë;
- b) Të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi) 300 milionë lekë;
- c) Numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese 50;
Njësi ekonomike të mesme
Janë njësitë ekonomike, jo mikro dhe jo të vogla, që në datën e raportimit nuk tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tre kritereve të mëposhtme:
a)Aktivi 750 milionë lekë;
- b) Të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi) 1500 milionë lekë;
- c) Numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese 250;
Njësi ekonomike të mëdha
Janë njësitë ekonomike që në datën e raportimit tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tre kritereve të mëposhtme:
- a) Aktivi 750 milionë lekë;
- b) Të ardhurat nga veprimtaria e shfrytëzimit 1500 milionë lekë;
- c) Numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese 250;
Në zbatim të këtij ligji, në varësi të kritereve që përmbushin, grupet e njësive ekonomike klasifikohen në:
Grupe të vogla
Grupet e njësive ekonomike të cilat në datën e raportimit të njësisë mëmë, pas konsolidimit, nuk tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tre kritereve të mëposhtme:
- a) Aktivi 150 milionë lekë;
- b) Të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi) 300 milionë lekë;
- c) Numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese 50;
Grupe të mesme
Grupet e njësive ekonomike, që nuk janë të vogla, të cilat në datën e raportimit të njësisë mëmë, pas konsolidimit, nuk tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tre kritereve të mëposhtme:
- a) Aktivi 750 milionë lekë;
- b) Të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi) 1.500 milionë lekë;
- c) Numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese 250;
Grupe të mëdha
Grupet e njësive ekonomike të cilat në datën e raportimit të njësisë mëmë, pas konsolidimit, tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tre kritereve të mëposhtme:
- a) Aktivi 750 milionë lekë;
- b) Të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi) 1500 milionë lekë;
- c) Numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese 250;
Kufijtë për kriteret e shumës së aktivit apo të ardhurave nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi), të parashikuara rriten çdo tre vjet, në mënyrë të përpjesëtuar me qëllim barazimin në vitin 2027 me kriteret e përcaktuara në Direktivën 2013/34/BE të Parlamentit Europian.
Drafti parashikon që kur në datën e raportimit një njësi ekonomike ose grup njësish ekonomike i tejkalon ose bie nën kufijtë e dy prej tre kritereve të parashikuar kjo gjë cenon klasifikimin sipas standardeve kontabël përkatës vetëm nëse kjo ndodh për dy periudha raportuese radhazi.
Pasi të jenë barazuar kufijtë e Direktivës, konform pikës 3 të këtij neni, për të rregulluar efektet e inflacionit, Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit duhet të paktën një herë në 5 (pesë) vjet do të rishikojë dhe, kur është e nevojshme, të propozojë ndryshimet e kritereve bazuar në matjen e inflacionit, të cilët miratohen me Urdhër të Ministrit të Financave.
Kategorizimi i bizneseve aktualisht | |||||
Treguesit | 2015 | Madhësia e ndërmarrjes | |||
1-4 | 5-9 | 10-49 | 50+ | ||
Treguesit bazë | |||||
Numri i ndërmarrjeve | 104,534 | 93,376 | 5,767 | 4,360 | 1,031 |
Të punësuar gjithsej, nr.mes.vjet. | 435,437 | 144,771 | 36,277 | 84,845 | 169,544 |
Të punës. me pagesë, nr.mes.vjet | 312,257 | 28,126 | 30,353 | 84,254 | 169,525 |
Të punës. gjithsej në fund të vitit | 443,555 | 147,409 | 37,857 | 85,342 | 172,947 |
Femra | 158,902 | 49,306 | 11,611 | 27,441 | 70,545 |
Të vetëpunësuar | 124,354 | 117,543 | 6,013 | 791 | 8 |
Të pun.me pagesë | 319,201 | 29,866 | 31,844 | 84,551 | 172,940 |
Burimi: INSTAT |
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.