Standardi i jetesës së qytetarëve të Kosovë bazuar në të ardhurat për kokë banori në vendin tonë, është nën mesataren e të ardhurave dhe standardit të jetesës së qytetarëve në Bashkimin Evropian.
Kështu ka bërë të ditur Ilir Berisha, drejtor i Departamentit të Statistikave Ekonomike dhe Llogarive Kombëtare në Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK).i cili tha se kjo mesatare ndryshon varësisht seme cilat vendet krahasohet Kosova.
Megjithatë, sipas Berishës Kosova ka shënuar rritje të bruto produktit vendor (BPV) nga viti 2008 deri më 2013-ën.
Sipas tij, krahasuar me vendet e rajonit Kosova prinë me rritje të BPV-së.
Kurse, kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqi, ka thënë se krahasuar me statistikat e vitit 2008, më 2013-ën, BPV-ja është rritur për rreth 2 miliardë euro.
Gjatë publikimit të statistikave të Bruto Produktit Vendor nga ASK u tha se rritja reale për vitin 2013 u ndikua nga rritja e shpenzimeve të konsumit final të ekonomive shtëpiake, rritja e eksportit të mallrave dhe rënia e importit të mallrave./Kosovapress/
– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/ekonomi/standardi-i-jeteses-ne-kosove-nen-mesataren-e-be-se-24770/#sthash.V4jxQxT9.dpuf
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.