Huaja për ekonominë ka hyrë në një territori rënës gjatë muajve të parë të këtij viti. Pas tkurrjes në janar, që ciklikisht është më e vakët pasi bizneset ende janë në fazë planifikimi, edhe shkurti buk ka shënuar ndonjë gjallërim.
Sipas statistikave mujore të Bankës së Shqipërisë, në shkurt, stoku i huasë për ekonominë ishte 545.8 miliardë lekë, pothuajse me të njëjtin nivel me janarin. Mosndryshimi i saj nënkupton se kredia e re në ekonomi është pothuajse e njëjta me atë që po kthehet dhe po fshihet si e humbur nga bankat, duke mos ndikuar ndjeshëm në shkimin e likuiditetit në treg.
Edhe me bazë vjetore, (shkurt 2017/shkurt 2016), huaja është rritur me vetëm 0.25%.
Kjo tendencë lidhet me dy arsye, së pari me fshirjen e huave të humbura nga bilancet e bankave (që kanë të paktën tre vjet që nuk kthehen) dhe së dyti me rënien e fortë të stokut të huasë në euro. Bankat vitet e fundit i kanë dhënë prioritet kreditimit në monedhën vendase, duke ulur portofolin e huasë në euro., stoku i të cilës ka rënë me 145 milionë euro vitin e fundit (shkurt 2017/shkurt 2016).
Si rrjedhojë e frenimit të huadhëniës në euro, pesha e huasë në valutë është ulur në 52.4% në shkurt, nga 65.3% në janar 2012.
Në të kundërt, stoku i huasë në lekë është rritur me rreth 150 milionë euro gjatë të njëjtës periudhë. Megjithatë, në shkurt edhe huaja në lekë u rrit pothuajse zero.
Bizneset dhe shoqatat e bizneseve e kanë pranuar hapur se situata e paqartë politike dhe fakti që ky është një vit zgjedhor, kanë bërë që ata të shtyjnë planet e tyre për investime, çka ka ndikuar dhe në frenimin e kërkesës për kredi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.