Kur e sforconi veten për të marrë ndonjë vendim, shpeshherë mund të mos jeni produktivë. Kreativiteti iu shteron dhe ndiheni i stresuar dhe i bllokuar. Pra, çfarë bëni kur keni nevojë të mendoni dhe veproni shpejt?
Është koha të përdorni intuitën. Më poshtë do t’ju japim disa hapa se si të merrni vendime më të mira:
1. Ngrini pyetje që marrin përgjigje më të gjata se “po” ose “jo”. Merrni kohën e duhur për të shkruar disa nga përgjigjet iu kalojnë nëpër mend.
2. Kërkoni për një imazh. Kot nuk thonë se fotografia vlen sa 1000 fjalë. Nëse jeni duke marrë një vendim dhe arsyetimi logjike dhe racional nuk po iu funksionon, mbyllini sytë dhe shikoni kornizën e situatës.
3. Meditoni. Qetësoni mendjen duke rregulluar frymëmarrjen dhe përsërisni një frazë që iu lehtëson. Kur pushojmë, qoftë edhe për pak çaste, në kultivojmë kreativitetin, intuitën dhe paqen e brendshme.
4. Lëvizni. Ndonjëherë lëvizja nga vendi e furnizon trurin me oksigjen dhe ju ndihmon të mendoni me qartësi.
5. Ëndërroni me sy hapur. Nëse e përfytyroni veten në situata sfiduese, ka shumë siguri që të keni përfundime të suksesshme.