Nëse dikush do të na thoshte se ka një shkencë që studion lumturinë, reagimi i parë i shumë prej nesh ndoshta do të ishte një e qeshur mosbesuese.
Por sipas studimeve dhe kërkimeve të kohëve të fundit, ekzistojnë teknika dhe strategji të cilat ndikojnë në rritjen e lumturisë suaj, duke ju bërë të mendoni vetëm pozitivisht.
Ja se cilat janë 6 prej tyre:
1) Përdorni autopilotin e lumturisë
Sipas një studimi të fundit të kryer në universitetin Duke, u zbulua se 40 për qind e veprimeve që në bëjnë ditë pas dite, janë veprime të cilat nuk kanë nevojë për të vënë në punë trurin tonë, prandaj këshillohet që të përdorni gjithmonë autopiloton e lumturisë. Mendoni gjithmonë për gjëra pozitve teksa, dërgoni një e-mail standard apo teksa printoni diçka.
2) Mos e përdorni fjalën “perfekt” në fjalorin tuaj
Jo gjithçka shkon përherë ashtu siç duhet apo realizohet 100 për qind ashtu sikunder ne mund të kishim imagjinuar. Por nëse ju e ngulisni në mendjen tuaj se “shumë mirë është e barabartë me perfekte” atëherë hiqeni nga fjalori juaj këtë të fundit dhe do ta shikoni që pozitiviteti do t’ju shoqërojë edhe atëherë kur gjërat nuk kanë shkuar plotësisht siç duhet të shkonin.
3) Mos lini në plan të dytë dëshirat tuaja
Mos u bëni i varur nga puna juaj. Mos thoni “Kur të dal në pension, do të vizitoj këtë apo atë shtet, do të merrem me pikturë apo me pasione të tjera, dhe të kaloni pjesën ëm të madhe të ditës në punë, duke prishur edhe ekulibrin jetë profesionale-jetë personale. Një gjë e tillë ndikon negativisht edhe tek ju si njeri, prandaj mundohuni që përveç punës të merreni edhe me ato gjëra që përlqeni më shumë.
4) Si të fitoni dhe të kurseni më shumë
Sipas Michael Norton, profesor në Universitetin e Harvardit, njerëzit më të mërzitur dhe që e shohin çdo gjë me dyshim dhe negativitet janë edhe ata që mundohen të fitojnë më shumë, duke shpenzuar në pjesë të madhe të ditës në punë dhe ata që pastaj këto fitime nuk duan t’i harxhojnë kurrë. Nëse doni të bëni një ndryshim në jetën tuaj dhe të ndiheni më të lumtur, shpenzojin paratë tuaja duke plotësuar ato dëshira që ju bëjnë të ndiheni më mirë.
5) Merrini gjërat me sportivitet
Kur dikush bën ndaj jush një shaka, edhe pse të pakripë, mos ia ktheni me të njetën monedhë, por merreni atë me spotivitet. Duhet të mësoni të buzëqeshni edhe ndaj gjërave që në pamje të parë duken të parëndëishme.
6) Mos u frikësoni nga pengesat
Nëse doni që ju të jeni të suksesshëm në profesionin tuaj, atëherë ju nuk duhet të dorëzoheni përballë pengesave që do të hasni gjatë rrugës suaj, sepse të jeni të sigurtë sea to do të jenë të shumta.