Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga një sondazh i kryer nga Futurestep, një prej çështjeve më të rëndësishme të sipërmarrësve është që ta reduktojnë në maksimum numrin e punonjësve që duan të japin dorëheqjen nga kompania e tyre.
Po sipas të dhënave të këtij sondazhi, 87 për qind e kompanive bien dakort në faktin se programet efikase brenda kompanisë janë ato të cilat do të bëjnë të mundur që punonjësit tuaj më të kualifikuar të mos largohen nga kompania juaj.
Më poshtë do të lexoni disa strategji të thjeshta të cilat do të bëjnë të mundur që punonjësit tuaj të mos largohen nga kompania juaj:
E para, kompanitë duhet të zhvillojnë një kulturë të tillë që t’i jepet fillimisht punonjësve aktualë mundësia për t’u rritur profesionalisht dhe më pas ky njoftim të publikohet për personat e jashtëm.
Sipas një studimi të kryer nga Future Workplace dhe Saba rezultoi se 66 për qind e punonjësve u shprehën se po t’i jepej mundësia ata fillimisht do të shikonin për pozicione të hapura brenda kompanisë së tyre sesa të lëviznin në një kompani tjetër. Duke i bërë publike fillimisht pozicionet vakante brenda kompanisë ju rrisni akoma më shumë besimin tek punonjësit tuaj dhe mbi të gjitha mbani si pjesë të stafit tuaj punonjësit më të kualifikuar.
Së dyti, është e rëndësishme që ju të nxisni fleksibilitetin brenda kompanisë suaj. Sipas një studimi të fundit të kryer nga Randstad, një nga prioritetet e gjeneratës së re të punonjësve ishte fleksibiliteti brenda kompanisë. Sipas tyre kompanitë duhet t’i lejojnë punonjësit të punojnë edhe jashtë ambienteve të kompanisë. Një shembull mjaft i mirë është kompania Google, e cila në 20 për qind të programit të saj i lejon punonjësit që të punojnë jashtë kompanisë duke i dhënë mundësinë për të qenë sa më shumë kreativë.
Së treti, kompanitë duhet të rrisin sa më shumë trajnimet për punonjësit e tyre. Por një gjë e tillë nuk nënkupton vetëm trajnimet në fushën spescifike të secilit punonjës por edhe në fusha të reja, duke i dhënë atyre mundësinë për të rritur njohuritë e tyre dhe për të qenë pjesë e projekteve të ndryshme.