Këtë vit, qeveria ka vënë në zbatim një strategji të re në sektorin e shkencës dhe teknologjisë. Strategjia 2017-2022, bazohet në mënyrë të drejtpërdrejtë në parimet kryesore të zhvillimit të Zonës Europiane të Kërkimit Shkencor.
Ministria e Arsimit shprehet se, strategjia përputhet me Axhendën Europiane për Unionin e Inovacionit dhe Strategjinë Rajonale SEE-2020. Qëllimi është maksimalizimi i rezultateve të kërkimit shkencor, në periudhën 2017 – 2022, nëpërmjet përmirësimit të politikave, instrumenteve ligjore, institucionale dhe financiare, do të realizohet nëpërmjet përmbushjes së objektivave të mëposhtëm:
-Reformimi i sistemit institucional të kërkimit shkencor nëpërmjet garantimit të aksesit të hapur online për të gjitha botimet shkencore të financuara me fonde publike dhe krijimi i bazës së të dhënave të Doktoraturave dhe Projekteve Kombëtare të Kërkim – Zhvillimit nga AKKSHI
-Synohet rritja e investimeve për shkencën dhe inovacionin bazuar në fondet publike dhe burime të tjera alternative deri në 1% të GDP deri më 2022.
-Synohet përfshirja e diasporës shkencore shqiptare, rritja e bashkëpunimit mes komunitetit të kërkimit shkencor dhe biznesit dhe monitorimi i cilësisë së kërkimit shkencor.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.