Ky është objektivi që duhet të arrijë vendi ynë sa përket sipërmarrjes, ndërsa niveli i kredive i marrë nga gratë duhet të arrijë në 20% ndaj totalit. Një target që duket i vështirë për t’u arritur, duke qenë se Shqipëria është ndër vendet e pakta që ka një angazhim të ulët të gruas në jetën ekonomike. Në konferencën kombëtare të mbajtur kundër diskriminimit gjinor në sektorin e ekonomisë, Semia de Tapia, përfaqësuese e UN Women në Tiranë, theksoi se “gratë përballen me pengesa dhe vështirësi në sektorin ekonomik, që konsistojnë në nivel të lartë të papunësisë, kushte të papërshtatshme pune, akses te limituar në kredimarrje dhe shërbimet financiare, perspektivë të ulët për karrierë, pjesëmarrje të ulët ne trajnime dhe akses të kufizuar në pronësi. Monitorimi dhe raportimi i diskriminimit në sektorin ekonomik është i rëndësishëm”. Për zëvendësministren e Punës dhe Çështjeve Sociale Filloreta Kodra edhe pse numri i grave sipërmarrëse në Shqipëri është i vogël, por ato janë të suksesshme.
Në Strategjinë e zhvillimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme që po shqyrtohet aktualisht, janë vendosur objektiva të posaçëm që adresojnë pjesëmarrjen e grave në biznes. Synimi është që në vitin 2020 gratë të zënë 35 % të sipërmarrjeve , ndërsa niveli i kredive të marra prej tyre të arrijë 20%.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.