Kur ka një interes në rritje të polakëve, çekëve dhe së fundmi nordikëve drejt Shqipërisë, epiqendra e turizmit është kthyer Golemi. Kjo sepse ka më shumë struktura akomoduese ndërkohë që pjesa tjetër e vendit vuan ç‘organizmin me të cilin është ndërtuar por edhe tipologjinë që kanë strukturat akomoduese që nuk ofrojnë numër të lartë shtretërish. Ajo që lakohet shpesh është mungesa e totale e resorteve. Shumë prej projekteve që po ndërtohen përgjatë gjithë bregdetit shqiptar janë “vetëpagëzuar” me këtë status por asnjëri prej tyre nuk përmbush kriteret që kërkohen për këtë aspekt. Në draft strategjinë për turizmin që përfshin vitet 2018-2022 dhe që është në diskutim me grupet e interesit Ministria për Turizmin dhe Mjedisin ka nënvizuar se deri në vitin 2022 Shqipëria do të ketë pesë resorte me katër dhe pesë yje. Por ndërsa objektivi është i qartë, ai që mbetet i mjegullt është fakti kush do t’i ndërtojë dhe ku do të ndërtohen pasi një pritshmëri kaq ekzakte tashmë duhet të kishte mbyllur të paktën në letër projektet.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.