Strehimi social, gati 7 projekt-vendime që do të bëjnë të zbatueshëm ligjin

21/01/2019 12:30 PM 0 komente

Në vitin 2016 për herë të parë Shqipëria vendosi të miratonte një strategji për strehimin social për vitet 2016-2025. Në funksion të kësaj u miratua një ligj i hartuar nga e para po për strehimin social por që deri më tani pak zbatim ka gjetur për shkak të mungesës së vendimeve që caktojnë në detaj sesi do të funksionojë strehimi social, si do të mbështeten kategoritë përfituese dhe elementë tjerë të lidhura me këtë ligj kryesisht procedurale.

Së fundmi Enti Kombëtar i Banesave bëri me dije se ka gati shtatë projektvendimet që do të bëjnë më të thjeshtë zbatimin e ligjit. Në një takim të mbajtur pak ditë më parë u nënvizua edhe përmbajtja që kanë projektvendimet që lehtësojnë zbatimin e ligjit dhe përcaktojë procedura të unifikuara nga te gjitha hallkat e perfshira ne kete fushe.

Sipas EKB projekt-vendimet janë hartuar nga grupi i punës i ngritur pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me mbështetjen e Zyrës së PNUD Albania nëpërmjet projektit “Leave no one behind”, të OKB-sē si dhe asistencën e projektit “ROMACTED” të Këshillit të Evropës për të interpretuar çështjen e “dëbimeve me forcë” dhe “zhvendosjeve”.

“Në vijim, gjatë këtij takimi u krijuan grupet e punës me përfaqësues nga Enti Kombëtar i Banesave, Bashkitë e rretheve të ndryshme, anëtarë të shoqërisë civile etj, të cilët nën drejtimin e konsulentëve duhet të simulonin situata sipas projekt-vendimeve respektive, si dhe të identifikonin pengesat, problemet që mund të lindin nga zbatimi i këtyre projekt-vendimeve. Nga grupet e punës u zhvilluan diskutime mbi elementë teknik dhe problematika të ndryshme të hasura gjatë punës në fushën e strehimit. Gjetjet e evidentuara u reflektuan në projekt-vendimet përkatëse” thuhet në një njoftim të bërë  nga EKB lidhur me prezantimin e shtatë projetkvendimeve të reja.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of