Cilësia mund sasinë. Një studim i madh i ri rindez debatin e gjatë mbi cilësinë kundrejt sasisë së kohës së kaluar me fëmijët, duke treguar se si sasia është në të vërtetë e parëndësishme, sidomos kur fëmijët janë në mes të moshës 3 dhe 8 vjecare.
A ka rëndësi sasia e kohës së shpenzuar nga prindërit, dhe veçanërisht nga nëna, me fëmijët për zhvillimin e tyre? Përgjigja e shpejtë, është ‘po’. Por, përgjigja është e shpejtë nga pikëpamja kulturore, por në fakt është e gabuar: mbështet studimi, i cili pritet të botohet në revistën shkencore Journal of Marriage and Family, dhe rezultatet e së cilit kanë habitur shumë edhe vetë studiuesit. Bëhet fjalë për studimin më të gjerë të kryer ndonjëherë deri më tani mbi këtë temë. Rezultatet neto: sasia e kohës së shpenzuar me fëmijët ka rënësi deri në moshën tre vjeçare.
Më pas, në fëmijët që janë mes moshës 3 dhe 11 vjecare, nuk ka pothuajse asnjë peshë në zhvillimin e tyre, nga pikëpamja e arritjeve akademike, sjelljes dhe veçanërisht të mirëqenies së tyre emocionale. Ajo që ka rëndësi është cilësia.
Një situatë pak më ndryshe me fëmijët adoleshentë: prania e prindërve – dhe nënës në veçanti – bëhet sërish e rëndësishme edhe në aspektin sasior, pasi ajo ndihmon të mbajë larg telasheve, edhe pse jo shumë. Adoleshentët të cilët sigurojnë më shumë kohë kanë në fakt më pak problem me abuzimert e substancave të dëmshme dhe me drejtësinë, dhe ia dalin më mirë në matematikë. Koha e nevojshme, duket se nuk është ndonjë gjë e madhe: 6 orë kohë ‘përkushtim’ në javë me prindërit. Çfarë është koha ‘e përkushtimit’? Ajo në të cilën ka ndërveprim të drejtpërdrejtë midis prindërve dhe fëmijëve, ndërsa koha ‘e qasjes’ është ajo gjatë së cilës një prind është i pranishëm, por nuk komunikon direkt me fëmijën, të tilla si kur përgatisim ushqim ndërsa fëmija bën detyrat e shtëpisë në kuzhinë.