Studim / Strategji të thjeshta që ndikojnë në trurin tuaj dhe ju bëjnë më të suksesshëm

05/07/2017 3:29 PM 0 komente

Në ditët e sotme, shumë njerëz, veçanërisht në botën e biznesit, i shohin fjalët “ndërgjegjësim” dhe “meditim” të frikshme. Dhe nuk mund t’u vësh faj. Por ne duhet të heqim dorë nga paragjykimi për të parë të vërtetën.

Vetëdija dhe meditimi nuk janë thjesht fantazi dhe fantashkencë të krijuara nga disa “guru” të kohërave moderne për të shituar librin e tyre të fundit për këtë vetëzbulim. Në të vërtetë, ndërgjegjësimi është diçka që mbështetet gjithnjë e më fort nga shkenca dhe është vërtet interesant.

Sipas një studimi të ri të publikuar në Psychiatry Research: Neuroimaging, njerëzit që meditonin rreth 30 minuta në ditë për tetë javë kishin ndryshime të ndjeshme në densitetin e zonës gri në pjesë të trurit që lidheshin me kujtesën, ndjeshmërinë dhe stresin. Kohët e fundit, Harvard Business Review ka publikuar një përmbledhje të shkurtër të eseve mbi këtë temë në një libër të titulluar: Mindfulness: Emotional Intelligence. Ju rekomandojnë ta lexoni këtë libër (lexohet shumë shpejt)

Në jetë, si dhe në biznes çdo veprim që bëni është i rëndësishëm. Ja pse është e nevojshme t’i merrni në konsideratë këto strategji të vogla në jetën e përditshme….

1.Zgjohuni mirë

Mënyra se si ju e nisni ditën është shumë e rëndësishme. Shumë prej nesh, sapo zgjohen, marrin në dorë celularët e tyre dhe kontrollojnë email-in, hapin Instagram-in dhe Facebook-un. Ky është skenari më i keq për ta nisur ditën dhe për vazhdimin e saj. Mendja jonë është shpesh më e përqendruar dhe kreative në mëngjes, ndaj përdoreni këtë kohë në mënyrë të vlefshme. Prisni të paktën 30 minuta para se të kontrolloni email-in dhe të lundroni në rrjetet sociale.

2. Vetëdije në lëvizje

Shumë njerëz thonë se ata janë “shumë të zënë” që të gjejnë kohë të meditojnë. Por nuk është e nevojshme që ju të uleni në pozicionin e jogës në plazh dhe të meditoni. Nëse ju jeni vazhdimisht në lëvizje, gjeni kohën e përshtatshme për ju. Shumë prej nesh lëvizin me mjetet e transportit publik. Nëse ju udhëtoni për rreth 30 minuta me tren çdo ditë, pse të mos e përdorni këtë kohë për të mbyllur sytë, për të marrë frymë ngadalë, për të qetësuar mendjen dhe për t’u përgatitur mendërisht për ditën që ju pret.

3.Para dhe pas takimeve

Një numër i madh kompanish janë duke praktikuar meditimin në grup rreth një minutë para dhe pas takimeve. Përqendrimi në frymëmarrjen ndihmon në reduktimin e stresit dhe bën bashkë ekipin në objektiva të qartë dhe të arritshëm. Duke vepruar në të njëjtën mënyrë në fund të takimit mund t’ju ndihmojë të largoni mendimet – kështu ju do të jeni të qartë për detyrën e ardhshme që duhet të përmbushni. Kjo është një mënyrë e thjeshtë për të reduktuar stresin dhe i ndihmon punonjësit të jenë të fokusuar.

4. Mos bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë

Ne të gjithëve na është thënë se “të bërit shumë punë në të njëjtën kohë” është një aftësi e nevojshme, dhe në njëfarë mënyre është, por suksesi në biznes vjen kur ju fokusoheni vetëm në një mision. Që ju të arrini qëllimet tuaja, duhet të ndani punën dhe të fokusoheni tek gjërat një nga një.
Stresi është një nga shkaktarët që mund t’ju pengojë në rrugën drejt suksesit. Por ju mund t’ia dilni mbanë nëse ju i merrni punët një nga një

5. Jetoni të tashmen

Pjesa më e madhe e njerëzve jetojnë me pengje dhe i tremben së ardhmes. Kjo gjë ju paralizon dhe ju pengon që të rriteni. Për t’u bërë më të vetëdijshëm hidhini sytë rreth e qark; çfarë mund të shihni? A i dëgjoni njerëzit që flasin. Ndoshta mund të ndieni erën e mirë të kafesë në ambientin e punës apo në kuzhinën e shtëpisë?
Merrni kohë gjatë ditës për vete për t’u bërë më të vetëdijshëm çfarë ndodh rreth e qark. Kjo do t’ju bëjë një dëgjues më të vëmendshëm dhe do t’ju ndihmojë të formuloni siç duhet mendimet dhe idetë e reja.

6. Meditoni çdo ditë

Duke gjetur pak kohë për të medituar do të ketë një ndikim të madh në qartësinë e mendimit tuaj dhe në nivelin e veprimit. Niseni me 5 apo 10 minuta në ditë. Shumë prej jush do ta shohin mendjen të endet… por ndërgjegjja është si çdo gjë – bën praktikë dhe përsërit. Shpejt ju mund ta shihni veten që të meditoni për 15-20 apo 30 minuta. Bëni atë që është më e mira për ju dhe çfarë përshtatet në kohën tuaj.

7. Bëni ushtrime

Ushtrimet e përditshme duhet të jenë domosdoshmëri për çdo sipërmarrës dhe lider biznesi.
Ushtrimet rrisin nivelin e endorfinës dhe reduktojnë në mënyrë drastike nivelin e kortizolit (hormonit të stresit) në trup.
Do të shihni se gjithë irritimet e ditës do të largohen… Ju nuk do ta ndieni veten në grackën e mendimeve të përditshme.

8.Koha për të fjetur

Ajo se çfarë bëni para se të flini është jashtëzakonisht e rëndësishme. Të rriturit kanë nevojë të flenë mesatarisht 7-9 orë gjatë natës, por tani, pjesa më e madhe prej nesh nuk flenë as shtatë orë. Dritat e forta të smartphone-ve, laptopëve dhe ekranit të televizorit mund të prishin aftësinë natyrale të trupit tonë për të fjetur. Lërini mënjanë telefonat dhe merrni të lexoni një libër. Leximi do t’ju sjellë në kohën e tashme dhe ju nuk do të prishni parametrat e trupit tuaj.

 

*Bryan Adams, themelues dhe CEO i Ph.Creative
Burimi: INC

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz