Studimi: Ambientet e hapura të zyrave i bëjnë punonjësit më pak bashkëpunues

07/11/2018 3:21 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Ambientet e hapura i detyrojnë punonjësit të shohin dhe të dëgjojnë kolegët e tyre gjatë gjithë ditës, kështu që ju do të mendoni se gjithë kjo transparencë i nxit ata të bashkëpunojnë më shumë.

Por sipas një studimi të ri të Universitetit të Harvardit, ky tip mjedisi zyre, në të vërtetë, ka efektin e kundërt.

Ai redukton kohën që njerëzit kalojnë duke folur ballë për ballë dhe i shtyn ata në fakt të komunikojnë me mesazhe apo email.

 

Shh….ule zërin

Studime të mëparshme kanë treguar se ambientet e hapura të zyrave reduktojnë produktivitetin, pjesërisht sepse njerëzit nuk ndihen rehat të bëjnë biseda serioze nën veshin e kolegëve të tjerë. Por logjika e krijimit të ambienteve të hapura ishte që, përveç reduktimit të shpenzimeve për hapësirën e zyrës, çdo rënie produktiviteti do të kompensohej nga rritja e bashkëpunimit.

Megjithatë, në studimin e tyre Ethan S. Bernstein, nga Harvard Business School dhe Stephen Turban, nga Harvard University, gjetën se kur dy kompani të Fortune 500 ndryshuan ambientet e punës, nga ambiente kubike të mbyllura në ambiente të hapura, ndërveprimi ballë për ballë mes punonjësve u zvogëlua me rreth 70%.

Punonjësit u bënë më të pandjeshëm ndaj reagimeve negative apo të diskutonin çështje delikate përballë kolegëve, gjë që i nxiti të gjenin mënyra më të rezervuara për të ndërvepruar. Në vend që të komunikonin ballë për ballë, pjesëmarrësit në studim, panë si zgjidhje telefonat dhe kompjuterët e tyre. Për të krijuar një tablo të ndërveprimeve, para dhe pasi “kufijtë” u hoqën, pjesëmarrësit në studim vunë një pajisje, e njohur si një badge sociometrik, i cili regjistronte bisedat me kolegët dhe informacionet rreth qëndrimit, pozicionit dhe lëvizjeve të tyre.

badge sociometrik

Studiuesit gjurmuan gjithashtu numrin e mesazheve në rrjetet sociale dhe email-e. Pas riprojektimit të zyrave të tyre, pjesëmarrësit i dërguan 56% më shumë email-e njëri-tjetrit, morën 20% më shumë email-e dhe ishin në ‘cc’ në 41% më shumë email-e.

Përdorimi i mesazheve në rrjetet sociale u rrit me 67%. Në përmbledhje, Bernstein dhe Turban shkruan: “Ndërkohë që është e mundur të bashkosh substanca kimike në kushte specifike temperature dhe të përpiqesh të formosh përbërjen e dëshiruar, duket se në lojë janë më shumë faktorë për të arritur një efekt të ngjashëm me qeniet njerëzore”.
“Deri sa të kuptojmë këta faktorë, ne do të habitemi nga reduktimi i bashkëpunimit ballë për ballë në vendin të punës”.

E ardhmja e vendeve të punës

Mënyra se si punojmë po ndryshon me ritme të shpejta, përmirësimi i komunikimit dhe aksesi në internet kudo – që të gjitha këto bëjnë që disa kompani ta shmangin krijimin e ambienteve të hapura. Numri i njerëzve që punojnë nga shtëpia apo në ambiente publike si bare e biblioteka është duke u rritur.

Siç tregohet edhe në grafik, më shumë se 5% e amerikanëve punojnë nga shtëpia dhe parashikohet që ky numër do të rritet në vitet e ardhshme.

*Johnny Wood
Burimi: World Economic Forum

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of