Surprizë: Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk janë lojtarët më të shtrenjtë në botë.
Ky është përfundimi i një studimi të ri të CIES Football Observatory (International Centre for Sports Studies/ institut ndërkombëtar për kërkime sportive i Universitetit të Neuchtel, që financohet nga FIFA). Sipas studimit, futbollisti më i “shtrenjtë” në tokë është braziliani Neymar, i cili sot ka një vlerë tregu prej 210,7 milionë eurosh.
Ky vlerësim bazohet në një algoritëm që merr në konsideratë tregues të ndryshëm të tregut dhe që kushtëzohet veçanërisht nga një parametër i rëndësishëm: mosha e lojtarit (të tjerë parametra janë: minutat e luajtura, skadenca e kontratës, golat e shënuar, potenciali i tregut dhe klubi i tyre aktual).
Pas brazilianit Neymar renditen Dele Alli (Tottenham) me një vlerë tregu 155,1 milionë euro dhe Harry Kane (Tottenham, 153,3 milionë euro).
Leo Messi, 30 vjeç, fitues pesë herë i “Topit të Artë”, renditet në vend të katërt (151,7 milionë euro); pas tij është Antoine Griezmann (150,3 mln euro), Luis Suárez (140,8 mln euro), Paul Pogba (134,4 mln euro), Gonzalo Higuain (120,2 mln euro), Eden Hazard (117.2 mln euro) dhe Paulo Dybala (115,3 mln euro) – i cili mbyll dhjetëshen e lojtarëve më të shtrenjtë.
Ndërsa Cristiano Ronaldo, lojtari i parë favorit për “Topin e Artë” dhe fitues i Champions League së këtij viti, renditet në vend të 11, me një vlerë tregu 112,4 milionë euro.
Në vend të 12 renditet Kylian Mbappe, që sipas CIES “vlen” 120 milionë euro.
Klasifikim vijon me De Bruyne (110,5 milionë euro), Lukaku (105,4 milionë euro), Lewandowski (100,6 milionë euro), Sterling (98,8 milionë euro), Carrasco (97,6 milionë euro) e Alexis Sanchez (95,9 milionë euro).