Sistemi i transferimit të lojtarëve të futbollit prej 3 miliard eurosh në vit i cili ka për qëllim të rishpërndajë pasurinë në mesin e klubeve po con drejt dështimit të pothuajse të gjithë ekipeve përvec disa prej atyre elitare, sipas një studimi të publikuar këto ditë.
Hulumtimi nga Stefan Szymanski, një profesor i menaxhimit të sportit në Universitetin e Miçiganit, gjeti se ‘një pjesë e rëndësishme e tregut të transferimit kontrollohet nga klubet e elitës që qarkullojnë lojtarët më të mirë mes tyre.’
Në të njëjtën kohë, sistemi i mbikëqyrur nga FIFA pengon lirinë e lëvizjes së lojtarëve.
Futbollistë, disa prej të cilëve përballen me ngacmime se ankohen për pagat e papaguara, duhet të apelojnë për një proces të ‘ngadalshëm dhe të vështirë’ zgjidhje për të dalë nga kontratat e detyrueshme, zbuloi raporti.
FIFPro, unioni lojtarëve, i cili përfaqëson 65,000 lojtarë në mbarë botën, ka paraqitur një ankesë në lidhje me sistemin e transferimit ndaj Komisionit Evropian duke thënë se ishte anti-konkurrues, i pajustifikuar dhe i jashtë-lighshëm. FIFPro, i cili autorizoi raportin prej 20-faqesh të Szymanski, kërkon që Komisioni të shqyrtojë se si i dëmtojnë lojtarët rregullat e transferimit të FIFA-s, si dhe ekipet e vogla dhe të mesme dhe mbështetësit e tyre.