Studimi i fisibilitetit për ndërtimin e 17 shkollave të reja në Tiranë që do te kushtojnë rreth 60 milionë euro është bërë duke marrë në konsideratë ndryshimin e popullsisë në kryeqytet.
Parashikohet 1 Shkollë 9-vjeçare çdo 6000 banorë dhe një shkollë e mesme çdo 9000 banorë.
Nga analiza e të dhënave rezulton se për t´i dhënë fund problemit të mbipopullimit të shkollave dhe zhvillimit të mësimit me dy turne, Bashkia e Tiranës duhet të ndërtojë 17 shkolla të reja, 10 shkolla 9-vjeçare dhe 7 shkolla të mesme. Kosto totale e ndërtimit dhe mobilimit të këtyre shkollave llogaritet në 7.6 miliardë lekë.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, popullsia e qytetit të Tiranës në 25 vitet e fundit është dyfishuar si rezultat i migrimit të brendshëm nga zonat urbane dhe rurale të të gjithë Shqipërisë. Kjo shifër në realitet është edhe më e lartë, si rezultat i lëvizjeve të vazhdueshme dhe të paraportuara të popullsisë.
Studimi thotë se shumica e ndërhyrjeve të realizuara në infrastrukturën arsimore që janë bërë gjatë viteve të fundit, kanë qenë të pjesshme, janë shoqëruar në përgjithësi me ndërtimin e shtesave në godinat ekzistuese për të plotësuar ambientet, dhe rrallëherë kanë konsistuar në ndërtimin e institucioneve të reja arsimore. Për pasojë funksionimi aktual i objekteve arsimore rezulton i sforcuar. Në shumicën e institucioneve arsimore 9-vjeçare dhe të mesme të Bashkisë së Tiranës kushtet e mjediseve mësimore dhe ambienteve rekreative shfaqin një shkallë të lartë amortizimi, si pasojë e mungesës së ndërhyrjeve periodike për rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e tyre.
Në zonën urbane të Bashkisë Tiranë (Njësitë administrative 1-11), mbipopullimi i klasave dhe kryerja e mësimit me 2 turne mbetet një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve dhe bashkisë. Dendësia e klasave në shumë raste nuk është optimale; me mesataren e cila varion nga 36.5 nxënës/klasë fizike në zonat urbane, në 18.8 nxënës/klasë fizike në zonat rurale.
Raporti nxënës/klasë fizike i shkollave urbane e tejkalon maksimumin e parashikuar prej 30-35 nxënës/klasë në legjislacionin sektorial përkatës.
Madje në disa shkolla kjo mesatare arrin deri në 65.8 nxënës/klasë fizike, duke detyruar administratorët e këtyre institucioneve ta organizojnë mësimdhenien me dy turne. Për më tepër, këto të dhëna tejkalojnë ndjeshëm mesataren e rekomandueshme të BE-së apo niveleve të shteteve fqinje siç raportohet nga OECD.
Në hartën më poshtë shohim numrin e nxënësve për klasë fizike për shkollat 9-vjeçare sipas Njësive Administrative. Njësitë më problematike sa i përket këtij raporti janë Njësia nr. 6 me raport 49.8 nxënës për klasë fizike, Njësia nr. 10 me 41.5 nxënës për klasë fizike, Njësia nr. 9 me 40.6 nxënës për klasë fizike, për të vazhduar me Njësitë nr. 2, nr. 5, nr. 8 dhe nr. 11 që kanë të gjitha një raport prej mbi 35 nxënës për klasë fizike. Në shumicën e rasteve, këto mesatare u referohen shkollave të cilat për shkak të këtij mbipopullimi e zhvillojnë mësimin me dy turne.
Pas përcaktimit të numrit të nxënësve mbi kapacitetin maksimal të shkollave ekzistuese, është përllogaritur nevoja për shkolla të reja, duke synuar pikërisht arritjen e standardit maksimal prej 30 nx/ klasë fizike. Sipas kësaj përllogaritjeje, janë të nevojshme 96 klasa të reja, të shpërndara në njësitë administrative sipas popullimit aktual me nxënës.
Të përkthyera në numër shkollash, për të plotësuar nevojën për 96 klasa të reja do të nevojiten 4 Shkolla 26 të reja. Këto shkolla të reja janë parashikuar në Njësitë Administrative ku numri i nxënësve banorë është mbi kapacitetin që kanë shkollat ekzistuese për t’i përballuar.
Me të njëjtën logjike racionale të ndjekur në analizën e nevojave për shkollat 9-vjeçare, përsa i përket rastit të Njësisë Administrative 6, paçka se nevoja për shtim kapaciteti rezulton në këtë njësi, kjo nevojë ka lindur kryesisht si pasojë e mungesës së shërbimeve arsimore të mjaftueshme në zonën rezidenciale të Yzberishtit, pjesë e Njësisë Administrative Kashar. Për këtë arsye, duke parë edhe mbulueshmërinë e dobët me rreze shërbimi të kësaj zone, shkollat e nevojshme në Njësinë Administrative 6 do të parashikohen në Yzberisht
Financimi
Buxheti total vjetor i së cilës është 10 miliardë lekë, ndërsa investimet për ndërtimin e shkollave të reja gjatë viteve të fundit kanë qenë jo më shumë se 500 milionë lekë. Nisur nga sa më sipër, për t’i dhënë zgjidhje problemit në fjalë Bashkia e Tiranës duhet të zbatojë metoda inovative të prokurimit dhe financimit të projektit të propozuar.
Për të garantuar realizueshmërinë e projektit të ndërtimit të shkollave është menduar të përdoret një qasje më inovative dhe më kosto-efektive duke kombinuar projektimin, financimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen në një kontratë të vetme prokurimi.
Pikërisht për shkak të përmasave të konsiderueshme të projektit në fjalë, kjo metodologji do të sjellë jo vetëm lehtësi përgjatë procesit të zhvillimit, por do të sigurojë më shumë qëndrueshmëri pas përfundimit të tij. Në modelin “Projektim, Financim, Ndërtim dhe Mirëmbajtje” (PFNM), ose ndërkombëtarisht i njohur me termin “Design, Build, Finance & Operate (DBFO)”, kontraktorët marrin përsipër përgjegjësinë për projektimin, ndërtimin, financimin dhe mirëmbajtjen e një vepre për të gjithë kohëzgjatjen e kontratës. Kontraktori, i cili mund të jetë një kompani e vetme apo një konsorcium është përgjegjës për projektimin, ndërtimin, financimin dhe mirëmbajtjen e objektit për një 30 Neni 4, pika dh), Ligji 125/2013 Përmirësimi i infrastrukturave arsimore në Bashkinë Tiranë 229 periudhë të caktuar kohore, e cila propozohet të jetë 7 vjet.
Pagesa pas përfundimit të projektit diktohet në bazë të përmbushjes së disa prej standardeve të caktuara performancës lidhur me gjendjen fizike të godinave, cilësinë, kapacitetin etj. Ky model i cili shtrihet përtej fazës së projektimit dhe ndërtimit, në mënyrë të natyrshme nxit projektuesit/ndërtuesit që të sigurojnë që në fillim një plan sa më cilësor ndërtimi me qëllim që gjatë fazës së mirëmbajtjes të kenë sa më pak kosto duke qenë se përgjegjësia bie sërisht mbi konsorciuimin e tyre.
Githashtu, integrimi i të gjitha kontratave të projektit në një të vetme redukton kostot e ndryshme transaksionale dhe rrit efiçencën e menaxhimit të projektit. Më së shumti, ky model PPP-je është përdorur për ndërtimin e projekteve infrastrukturore madhore të tilla si ndërtimi i autostradave, hidrocentraleve, impianteve të menaxhimit të mbetjeve, etj.
Në shumë vende të OECD-së, por më gjerësisht në Mbretërinë e Bashkuar, kjo metodologji është përdorur gjithashtu për projekte të shërbimeve publike, të tilla si ndërtimi i shkollave të reja. Më poshtë janë paraqitur disa shembuj nga vende të ndryshme të cilat kanë zbatuar me sukses këtë model për projekte të infrastrukturës arsimore:
Gjendja ekzistuese
Gjatë viteve të fundit, investimet në infrastrukturën arsimore parauniversitare të Tiranës kanë ardhur duke u rritur. Megjithatë, pavarësisht nevojës për shkolla të reja që diktohet nga rritja drastike e popullsisë së Tiranës dy dekadat e fundit, këto investime më së shumti janë fokusuar në rikonstruksionin e ambienteve shkollore ekzistuese për të përmirësuar kushtet e mësimit dhe arritjen e standardeve. Përmes programit të Qeverisë “Ndërtimi dhe Rehabilitimi i Shkollave”5 me një financim të pjesshëm prej 12.4 milion € nga Banka e Këshillit të Europës, i cili filloi të zbatohet në vitin 2005, në kryeqytet janë ndërtuar 7 shkolla të reja (4 të ciklit të mesëm të ulët dhe 3 gjimnaze) si dhe janë rehabilituar ambientet e 12 shkollave të tjera (9 të ciklit të mesëm të ulët dhe 3 gjimnaze). Nga ky program u arrit përmirësimi i normave akademike dhe ambienteve fizike të shkollave prej të cilave përfituan rreth 17.000 nxënës dhe rreth 1.000 mësues. Nga vetë të ardhurat e Bashkisë së Tiranës në 10 vitet e fundit, siç shihet edhe nga grafiku i mëposhtëm, shpenzimet kapitale për investimet në arsim kanë qëne rreth 2 miliard lekë nga të cilat vetëm në vitin 2015 dhe tre mujorin e parë të vitit 2016 janë investuar rreth 460.1 milion lekë ose 23% e gjithë investimeve për 10 vite.
Edhe pse deri tani janë bërë një sërë investimesh në shumë nga institucionet e arsimit parauniversitar në Tiranë, nevoja për përmirësimin e mëtejshëm dhe rritjen e kapaciteve me ndërtimin e objekteve të reja mbetet një domosdoshmëri. Ky projekt bazohet në vizionin që ka Bashkia e Tiranës në drejtim të sektorit të arsimit i cili synon të ofrojë një infrastrukturë moderne të institucioneve arsimore, por që bazohet në plotësimin e nevojave dhe interesave të nxënësve në Tiranë, për të garantuar rritjen e cilësisë së mësimdhenies, sigurimit të standardeve dhe aksesit më të lartë nga të gjithë grupet e në të gjithë territorin e Bashkisë, si dhe kthimin e institucioneve arsimore në qendra të rëndësishmë komunitare. Ky vizion mbështetet edhe në vizionin e Qeverisë të shprehur si në kuadrin strategjik kombëtar, “Strategjia Kombëtare për Zhvillim e integrim 2015–2020” edhe në “Strategjinë për Arsimin Parauniversitar 2014-2020”, ku theksohet nevoja për të siguruar një arsim gjithëpërfshirës dhe cilësor për të gjithë nxënësit, edukimi i të cilëve përbën një nga investimet më thelbësore për zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Politikat e Bashkisë së Tiranës në këtë drejtim udhëhiqen pikerisht nga ky kuadër strategjik.
Objektivat që synohen
Objektivat që synon të arrijë ky projekt janë si më poshtë:
- Eliminimi i mësimit me dy turne – Një pjesë e mirë e shkollave parauniversitare në Bashkinë Tiranë punojnë me dy turne. Me ndërtimin e shkollave të reja nxënësit do të kenë në dizpozicion hapësira shkollore që do të operojnë jo më mbi kapacitet;
- Normalizimi i raportit nxënës për klasë – Objektivi është që mesatarisht të arrihet raporti 30 nxënës për klasë;
- Përmirësimi i aksesit – Në disa zona të Tiranës të cilat vitet e fundit janë populluar shumë mungojnë objektet arsimore dhe si rrjedhim nxënësit duhet të udhëtojnë në distanca shumë më të mëdha se sa parashikohet në standardet e miratuara. Ky projekt, duke i ndërtuar shkollat e reja në zona të pambuluara me institucione arimore, ka si objektiv përmirësimin e aksesit të nxënësve në përputhje me standardet.
- Përmirësim i kushteve mësimore – Godinat e reja që do të ndërtohen do të jenë të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme për zhvillimin e procesit mësimor si, palestra, laboratorë, mjedise rekreative apo dhe mensa; Përmirësimi i infrastrukturave arsimore në Bashkinë Tiranë 37
- Përmirësim i cilësisë së mësimdhënies – Me klasa më një numër më të vogël nxënësish, mësuesit do ta kenë më të lehtë të menaxhojnë procesin mësimor duke u kushtuar më shumë vemendje nxënësve dhe nxënësit, nga ana e tyre, do ta kenë më të lehtë të përqëndrohen gjatë zhvillimit të mësimit;
- Rivitalizim i zonave ku do të ndërtohen godinat shkollore – Duke qenë se shkollat e reja do të ndërtohen në zonat periferike në të cilat mungojnë institucionet, ato do të kthehen në pika referimi dhe qendra të zhvillimit të aktiviteteve sociale, çka do të rivitalizojë zonat në fjalë, edhe me ndihmën e projekteve të tilla si “Shkolla si Qendër Komunitare”.
Kosto e mobilimit
Për të vënë në përdorim shkollat, nevojitet pajisja e secilës prej tyre me, pajisjet e nevojshme iT si edhe laboratoret e nevojshme. Mobilimi i shkollave të reja 9 vjeçare dhe të mesme, në Bashkinë Tiranë do të realizohet në bazë të ligjit 69/2012 “Për sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, për të cilin Ministria e Arsimit dhe Sportit ka përgatitur Udhëzimin “Për projektimin e ndërtesave shkollore” (Normat dhe Standartet). Në vijim të nevojave për shkolla të reja të evidentuara, refreuar standartit të MAS për tipologjinë e klasave dhe ambjenteve të tjera në funksion të programit mësimor, janë bërë llogaritjet përkatëse në lidhje me kostot e mobilimit për nxënës, e cila është rreth 24,167 lekë. Në këtë kosto janë përfshirë vlerat e mobilimit pa zërin e pajisjeve kompjuterike dhe pajisjeve të tjera që nevojiten për laboratorët e fizikës, kimisë, biologjisë, etj. Për llogaritjen e çmimit të mobilimit i jemi referuar ofertave të marra nga 6 njësi ekonomike në lidhje me artikujt e mobilimit sipas specifikimeve teknike të MAS.
Për mobilimin e kopshteve të reja, i jemi referuar eksperiencës së më parshme për mënyrën e mobilimit dhe sasitë e nevojshme për to. Në lidhje me koston e mobilimit i jemi referuar cmimeve të tregut, si dhe preventivave të mëparshëm të indeksuara. Kosto mobilimi i kopshteve për fëmijë është rreth 27,916 lek. Në këtë kosto mobilimi krahas mobilimit të ambjenteve të fëmijëve (dhomë ndënje, fjetje) janë përfshirë ambjentet e zyrës së drejtorit, psikologes, si dhe kostot për kompletimin e guzhinës me të gjithë pajisjet. Si përfundim, kosto e mobilimit sipas tipologjisë së kopshte do të jetë si më poshtë:
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
ndertimi i shkollave, do te bente te mundur ,eleminin me dy turne ,do ishte dicka e mir, per gjithsecilin nga ne ,shpresoj te arrihet kjo gje.
bravo, e keni riprodhuar shume mire raportin e bashkise. Se gazetaret fundja jane zedhenes ne kuptimin tuaj.