Hive, një platformë për produktivitetin, e cila bashkëpunon me një numër të madh kompanish, kërkonte të kuptonte se si kanë ndryshuar përvojat e meshkujve dhe femrave në hapësirat e zyrave sot.
Kompania mori informacione në mënyrë anonime nga më shumë se 3000 meshkuj dhe femra që punojnë në zyra dhe i publikoi rezultatet e studimit në analizën “State of the Workplace Report”. Studimi përmban disa të dhëna interesante.
Të gjithë grafikët e mëposhtëm në këtë artikull janë nga platforma Hive.
Cilët punojnë më shumë, burrat apo gratë?
Sipas Hive, gratë punojnë 10% më shumë se burrat në ambientet e zyrave sot. Ky përfundim është rezultat i dy statistikave të tjera. Së pari, si burrat edhe gratë përmbushin rreth 66% të punës që iu është caktuar. Megjithatë, grave u jepet 10% më shumë punë se burrave në ditët e sotme – fakti që ato arrijnë të përmbushin të njëjtën normë punësh tregon që gratë janë më të zellshme.
Përse grave u ngarkohen më shumë punë? Hive citon kërkimin, sipas të cilit kjo ka të bëjë me llojin e punës që u jepet. “Gratë kalojnë më shumë kohë me aktivitete jopromovuese krahasuar me burrat. Këto detyra jopromovuese janë çdo aktivitet që është i dobishëm për kompaninë por nuk ndihmon në përparimin në karrierë”. Në thelb, gjërat që meshkujt nuk duan t’i bëjnë ua delegojnë ato femrave.
A është chat-i një pengesë në punë?
Një kërkim i Universitetit të Kalifornisë tregon se chat-i ndërpret në mënyrë të konsiderueshme ditën e punës dhe mesatarisht duhen rreth 25 minuta për t’iu kthyer punës aty ku ishim. Një studim tjetër tregoi se chat-i redukton me 20% rendimentin në punë. Edhe pse gratë shpenzojnë 20% më shumë kohë në chat se burrat, duket se ky nuk është një problem për produktivitetin e tyre. Ndër të tjera dominon chat-i vetëm me një person. Chat-et në grup shpesh pëlqehen më pak nga gratë, ku sipas Hive, burrat marrin pjesë pak më shpesh.
A po integrohen gjinitë me njëra-tjetrën?
Kjo është disi shkurajuese dhe mund të tregojë për tensionet që ekzistojnë mes gjinive – ose të paktën për mungesën e komfortit – që prek kulturat tona si rezultat i pabarazisë gjinore në të kaluarën dhe në ditët e sotme.
Kur flitet për chat-e individuale, ne kemi tendencën t’u shkruajmë personave të së njëjtës gjini. Kjo vlen edhe kur duhet t’u dorëzojmë punën të tjerëve. Kjo sigurisht i ndihmon gratë të jenë të zëna me punë që nuk ndikojnë në avancimin në karrierë.
Për disa, ky është rezultat i tensioneve të vazhdueshme në vendin e punës por për të tjerë mund të jetë një zakon i rrënjosur prej kohësh.
A përmbushni më shumë punë nëse punoni në fundjavë?
Së fundi, Hive analizoi nëse të punosh në fundjavë – kur bota është më e qetë dhe ka më pak gjasa t’ju ndërpresin – është në të vërtetë më produktive. Përgjigje e shkurtër: jo. Burrat punojnë më shumë se gratë në fundjavë, por përfundojnë më pak të tilla… Po ashtu ka momente gjatë ditës kur jemi më produktivë (kuptohet kemi rendiment në orën dhjetë të mëngjesit, por jo 4 të pasdites).
*Robby Berman
Burimi: World Economic Forum