Studimi i Altax: Tirana me barrën më të lartë fiskale në vend

13/04/2019 12:14 PM 0 komente

Albanian Taxation Center (ALTAX), në ditën e lirisë fiskale, ka publikuar raportin për barrën fiskale në vend, të ndarë sipas qarqeve.

Sipas llogaritjeve të ALTAX, Barra fiskale më e lartë vijon edhe për vitin 2018 në qarkun e Tiranës me një nivel sa 28.4% të PBB-së rajonale.

Qarku i Durrësit, mban vendin e 2 të për barrën më të lartë me një peshë sa 25.9% e PBB-së rajonale. Tirana dhe Durrësi janë dy qarqet që konsiderohen se kanë barrën më të lartë fiskale pasi janë edhe më lart se barra fiskale në nivel vendi. Në krahasim me 2017 ka një rënie të peshës së barrës fiskale me 0.2 % të PBB-së. Ndikimi nga aktivitetet tregtare, si dhe aktiviteti vjetor turistik, përveç vlerës së shtuar nga transporti rrugor dhe shoqëri prodhimi rezidente në Durrës i japin këtij qarku një rëndësi të madhe përsa lidhet me të ardhmen e shpërndarjes së barrës fiskale. Por, duhet theksuar se performanca e pushtetit vendor ka një shfrytëzim në rënie të kapaciteteve për arkëtime të taksave edhe në zona të njohura për informalitetin në këtë qark.

Qarku i Shkodrës këtë vit qëndron tre pozicione më lart me një barrë fiskale më të lartë dhe afër nivelit të barrës fiskale të vendit. Shkodra pozicionohet si një qark me nivbel mesatar të barrës fiskale. Ky qark është ngritur 6 pozicione më lart në krahasim me dy vite më parë duke u renditur në 2018 në vend të 3të. Shkodra ka një performancë të dobët të arkëtimeve të taksave vendore, e cila në raport me qarkun e Tiranës është 13.2 herë më e ulët. Problemi kryesor për tu adresuar mbetet evazioni që ka referencën te informaliteti në të ardhurat e individëve, si dhe në moszgjerimin e bazës së TVSH-së.

Qarku i Gjirokastrës, pozicionohet si një qark me nivbel mesatar të barrës fiskale. Ky nivel është për shkak se mbetet një portë e rëndësishme e importeve të jugut të vendit paraqitet me një rritje të lehtë të barrës fiskale me 0.1 % të PBB-së rajonale. Rritja e nivelit të barrës ka ardhur për arsye të rritjes së pagesave të tatimeve për taksat kryesore të TVSH dhe tatim-fitimit, por edhe rritjes së pagesave për taksat vendore. Një ndikim në rritjen e barrës ka dhën edhe aktiviteti i turizmit, që shoqërohet me të ardhura më të larta dhe vlerë të shtuar në ekonomi. Por edhe pse ka një rritje të lehtë, si dhe të njëjtin nivel të barrës fiskale me qarkun e Shkodrës, për shkak të konkurencës midis qarqeve është një pozicion më poshtë nga viti 2017 duke kaluar në 2018 në vend të 4t .

Qarku i Vlorës, për vitin 2018 mban vendin e 5të duke u renditur në qarqet me nivel mesatar të barrës fiskale në rapoprt me PBB-në rajonale edhe pse ka rënie të peshës së saj krahasuar me 2016 me 1.2% të PBB-së. Vlora ka stabilitet në renditje në krahasim me vitin 2017 duke treguar se ka nevojë për një rritje të performancës tatimore për të ruajtur standartin e arritur në nivelin e shpërndarjes së barrës fiskale mbi bizneset. Nga ana tjetër turizmi dhe portet e Vlorës bashkë me industrinë energjetike në zhvillim (energjia hidro dhe diellore) janë mundësi që duhet të shfrytëzohen për të rritur barrën fiskale nëpërmjet zgjerimit të bazës dhe forcimit të kapaciteteve.

Qarku i Korçës në vitin 2018 ka humbur një vend nga renditja e vitit të kaluar për shkak të konkurencës midis qarqeve regjistron pozicionin e 6të. Edhe pse barra fiskale nuk ka ndryshuar në krahasim me vitin e mëparshëm, qarku në 2018 është sa 1.2% e PBB-së kombëtare. Qarku i Korçës është në grupin e qarqeve me barrë mesatare fiskale.

Qarku i Lezhës, mban vendin e 7të në vitin 2018 duke mbajtur të njëjtin pozicion si viti më pëprara. Ky qark kosniderohet me një nivel barre mesatare fiskale.

Të 7 qarqet që konsiderohen me barrë të lartë fiskale dhe barrë të mesme fiskale, si dhe bashkitë që përfshihen brenda tyre konsiderohen me barrë fiskale që llogaritet të arrijë në nivelin e 20.8% të PBB-së 2018. Në këto qarqe edhe pse nuk ka patur politika tatimore specifike, shihet se nevojitet të adresohen trajtimi i rrisqeve drejt:

 

Qarqet me barrë më të ulët

Barra fiskale në Shqipëri në vitin 2018 shënon një rënie të lehtë me 0.3% të PBB-së. Kjo rënie kryesisht vjen nga faktorë të përmendur më lart, por edhe nga një shfrytëzim nën kapacitetin e vet të administrimit fiskal. Ky realitet i administrimit shikohet nga mosrealizimi i programit të të ardhurave tatimore të buxhetit 2018 me 5.1 miliard lekë (-1.2%).

Qarqet me barrë fiskale të ulët janë konsideruar ata që janë më poshtë se mesatarja e barrës fiskale në 2018 (25.4%). Sipas grafikut, Barra fiskale 2018 më e ulët është në qarkun Fier (19.8%). Një renditje pak më lart është qarku i Dibrës (21.5%). Qarku i Kukësit (21.5%), Elbasanit (22.6%) dhe Beratit (23.1%) kanë një renditje pak më lart si pozicione, por janë poshtë nivelit të Barrës fiskale kombëtare (25.4%).

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of