Shkencëtarët realizuan një eksperiment në lidhje me efektet që jep kanella. Ata morrën një mi që kishte vështirësi në të mësuar dhe i injektuan çdo ditë një dozë të cakuar kanelle, pas një muaji rezultatet ishin befasuese.
“ Rritja e të mësuarit ishte domethënëse pas trajtimit me kanellë” thotë Kalipada Pahan, kërkues pranë qendrës mjekësore veterinare në “Jesse Brown” në Çikago dhe autor i një studimi të botuar në gazetën e Farmakologjisë Neuroimune.
Kaviet që shpenzonin 150 sekonda për të gjetur një vrimë në mur pas trajtimit me kanellë e realizuan këtë test për 60 sekonda, më pak se gjysma e kohës së mëparshme.
Efekti mbi aftësinë e të mësuarit duket se në radhë të parë i dedikohet benzonat natriumi, një substance që prodhon rupi kur merr kanellë.
Kërkuesit thonë se kanella ka gjithashtu efelte animflamatire dhe anioksidante, duke garantuar kështu një seri efektesh pozitive në trupin e njeriut.
Pjesa më e madhe e studimeve klinike të ndërmarra deri në sot janë përqendruar te efektet ndaj glicemisë për ata që vuajën nga diabeti, ndërsa shumë pak ose aspak është stidiuar në lidhje me efektet që mund të japë në trurin e njeëriut.
Nga rezultatet e studimeve të dr.Pahan del në pah se kanella përveç ndikimit në përmirësimin e memories, mund të përdoret për të kuruar sëmundje si Alzheimer e Parkinson.
Por, dr. Pahan thotë se kjo bimë me origjinë kineze mund të bëhet edhe toksike për trupin ndaj duhet të merret ajo e cilësisë së Ceylon. Ai thotë se nuk duhet të abuzohet me dozën dhe se nuk mund të konsumohet më shumë se 3.5 gram në ditë ose baraz me një lugë çaji. Kjo sasi mund të përzihet me mjalt si integrues natyral.