Studimi/ Një orë ushtrime fizike në javë mund të parandalojë depresionin

11/10/2017 5:24 PM 0 komente

Një studim ka gjetur se një orë ushtrime fizike në javë mund të parandalojnë depresionin. Ky është studimi më i madh që është bërë ndonjëherë në llojin e tij. Në të u përfshinë më shumë se 30 mijë të rritur, ku u gjet se ata që nuk praktikojnë ushtrime fizike kanë 44 për qind më shumë probabilitet të vuajnë nga depresioni krahasuar me ata që bënin ushtrime fizike dy ose tre herë në javë.

Kërkimi, i publikuar në American Journal of Psichiatry, tregoi gjithashtu se 12 për qind e rasteve me depresion mund të ishin parandaluar duke bërë rregullisht ushtrime fizike për një kohë të shkurtër.

Autori kryesor i këtij studimi, profesori i asociuar Samuel Harvey, tha: “E dimë prej kohësh se ushtrimet fizike luajnë një rol në trajtimin e simptomave të depresionit. Por kjo është hera e parë që kemi përcaktuar potencialin parandalues të aktivitetit fizik në reduktimin e nivelit të depresionit”.

“Përfundimet janë emocionuese, pasi tregojë se edhe një kohë e shkurtër ushtrimesh fizike, një orë në javë, mund të luajë rol të rëndësishëm në mbrojtjen kundër depsesionit”.

Një grup kërkuesish, të drejtuar nga Black Dog Institute, me seli në Australi, mori në studim 33,908 të rritur norvegjezë, tek të cilët niveli i ushtrimeve fizike dhe simptomat e depresionit dhe ankthit u monitoruan përgjatë 11 viteve.

Një grupi të shëndetshëm pjesëmarrësish iu kërkua të raportonin se sa shpesh bënin ushtrime fizike, intensitetin e tyre.

Në një fazë të mëtejshme ata përpiluan një raport që tregonte ndonjë periudhë ankthi apo depresioni.

 

Në shifra – Shëndeti mendor

1 në 6
Persona në Mbretërinë e Bashkuar do të përjetojnë një problem në shëndetin mendor çdo javë

19.481 raste
Fëmijë britanikë, gjatë vitit 2015-2016, kanë kontaktuar Childline me mendime vetëvarsjeje

8,25%
Reduktimi i buxhetit për kujdesin ndaj shëndetit mendor në Angli gjatë 2011 – 2015

9,7
Përqindja e britanikëve që vuajnë nga ankthi dhe depresioni sipas një studimi të fundit në vitin 2014.

2.100
Shtretër për pacientë të prekur nga sëmundje mendore nga viti 2011 – 2016 në Angli

600 milionë paund
Fondi shtesë i premtuar nga qeveria për kujdesin ndaj shëndetit mendor, brenda 2020/2021, e njëjta shumë e shkurtuar mes 2010-2015.

 

Profesor Harvey shtoi: “Këto rezultate nxjerrin në pah potencialin e madh të përfshirjes së ushtrimeve fizike në planet individuale të shëndetit mendor dhe më gjerësisht në fushatat e shëndetit publik.

Nëse ne gjejmë mënyra për të rritur nivelin e aktivitetit fizik të popullsisë, kjo ka të ngjarë të sjellë përfitime të konsiderueshme për shëndetin fizik dhe mendor”.

 

Burimi: The Telegraph

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz